Connect with us

Ferizaj

Klubi i Karatesë ”Sharri” kthehet me medalje nga Turneu Ballkanik i Karatesë

Published

on

Në mesin e fituesve të Turneut Ballkanik të Karatesë që është mbajtur ditën e djeshme në Shkup të Maqedonisë së Veriut është edhe klubi i karatesë ”Sharri” nga Ferizaj si përfaqësues i Kosovës. Fituesi i vendit të parë, Fatijon Bajrami nga Ferizaj, tha se kjo medalje i jep vlerë gjithë lodhjes gjatë stërvitjeve.

“Kjo medalje për mua ka vlerën shumë të madhe, sepse është medalje e kampionatit ballkanik. Për këtë kampionat ballkanik ne jemi stërvitur shumë. Për këtë medalje i falënderoj trajnerët e mi, kryesinë e klubit, familjen time dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur në këtë turne dhe shumë turne të tjerë. Ushtroj që 8 vite, nga viti 2011, kam marrë edhe shumë medalje të tjera, por kjo është nja nga medaljet më me vlerë për mua deri më tani në vitin 2019. Dje unë kam marrë vendin e parë në “kadeti i disiplinës së komitetit”, minus 63 kg. Në kategorinë time kanë qenë rreth 20 garues dhe nga 20 garues unë kam dalë finalisti duke u stolisur me medalje të artë që e kam marrë vendin e parë”, tha Fatijon Bajrami.

Ndërsa, Shemsi Shaqiri trajner i klubit “Sharri” të Ferizajt, tha se po të mos ishin problem vizat, talenti i të rinjve ferizajas në karate do të shihej në të gjithë botën.

“Ne kemi dëshirë të marrim pjesë në turne evropiane, por mungesën ne e kemi si shtet që nuk kemi viza edhe momenti që po na jepet një mundësi ne të shkojmë ashtu siç është mbajtur turneu ballkanik në Maqedoni po shihen sukseset. Problemin e kemi më së shumti që ne nuk kemi viza që të shkojmë e t’i ndjekim garat rregullisht, ajo është edhe arsyeja pse ne nuk po mund të dalim në evropian ose botëror të marrim pjesë, pse nuk sjellim medalje në Ferizaj është arsyeja e vetëm kjo, nuk kemi arsye të tjera. Klubi punon rregullisht, garuesit i kemi shumë të mirë, disiplina është në rregull, janë të gjitha në rregull”, tha Shemsi Shaqiri.

Nga klubi “Sharri” në turneun e karatesë në Maqedoni të Veriut fitues i vendit të dytë ishte Altin Maloku, ndërsa  Rona Emërllahu u shperblye me medaljen e vendit të tretë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Mbledhja komemorative për gazetarin Sylejman Shaqiri mbahet sot nga ora 14:00 në teatrin “Adriana” në Ferizaj

Published

on

Lajmi u bë i njohur nga familjarët përmes rrjeteve sociale.

Shaqiri ka qenë një figurë e rëndësishme në gazetarinë kosovare për dekada me radhë. Karrierën e tij e nisi në fillim të viteve ’80 në Radio Ferizaj, ku ushtroi detyrën e kryeredaktorit dhe drejtorit.

Më pas, ai vazhdoi punën në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP) si gazetar dhe redaktor përgjegjës.

Pas mbylljes së dhunshme të RTP-së në vitet ’90, Shaqiri dha kontribut të rëndësishëm në informimin e popullatës në Kosovë përmes valëve të radio Zagrebit dhe Radio Tiranës.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Shaqiri vazhdoi me angazhim në gazetari, fillimisht në Radio Ferizaj dhe Radio Tema, e më pas  mori pozita udhëheqëse në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), përfshirë atë të drejtorit të përgjithshëm.

Shaqiri lë pas një trashëgimi të rëndësishme profesionale dhe një kontribut të pazëvendësueshëm për gazetarinë në vend.

Në nderim jetës dhe veprës së tij, familja e të ndjerit në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe Klubin e Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj, do të mbajnë sot (19.04.2025) mbledhje komemorative me fillim nga 14:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Trending