Connect with us

Ferizaj

Ferizaj pa matës të cilësisë së ajrit

Published

on

Ndotja e ajrit në Kosovë në vitet e fundit është ndër problemet kryesore në vend, sidomos gjatë stinës së dimrit. Derisa në kryeqytet çdo ditë jepen rezultate të sakta rreth ndotjes së ajrit nga matësit e cilësisë së ajrit që janë të vendosur nëpër qytet, në komunën e Ferizajt saktësisht nuk dihet se si është kualiteti i ajrit, meqë  nuk ka monitorues të cilësisë së ajrit.

Zyrtari për Marrëdhënie me Publikun në këtë komunë Albion Sherifi, tha se qeveria lokale ka synime të vendos një matës të tillë, por kjo merr kohë pasi duhet të ndiqen disa procedura të cilat, sipas tij, nuk janë edhe të lehta.

“Në kuadër të masave dhe planeve që ka qeverisja lokale parashihet edhe vendosja e një sistemi të tillë, ky sistem nuk është i lehtë pasi duhet merrren disa leje, disa licensa dhe duhet të ketë verifikime nga insitucionet qendrore, nuk është thjeshtë të mashtrojmë qytetarët që të vendoset një pajisje që nuk paraqet matjet saktë të ajrit, por duhet të jetë një teknikë e sofistikuar adekuate që në baza ditore do të bëjë matjet e ndotjs së ajrit. Synimet janë që në një afat optimal të vendoset, apo sa më parë që të jetë e mundur, ka inciativë, ka vullnet nga ana e qeverisë lokale që të bëhet një gjë e tillë, por janë disa procedura më komplekse që duhet të zbatohen në mënyrë që të vendoset kjo”, tha Sherifi.

Njohësi i mjedisit Basri Beqiri, thotë se janë dy elemente që po e shkaktojnë ndotjen e ajrit në Ferizaj.

Rëndimin e situatës së ndotjes së ajrit në Ferizaj e ngufatin dy faktorë, faktori i parë është ndërtimi pa kriter ku ngufatet mikro-klima dhe mikro-qarkullimi i ajrit brenda në qytet dhe e dyta përdorimi i djegies së peletit me përbërje jo të garantuar dhe me cilësi të dyshimta, pasi përgatitet me një përqindje të karbonit aktiv nga riciklimi i gomave”, tha Bqeiri.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Kosova hyn në dhjetë vendet me shkallë të lartë të ndotjes së ajrit, madje e para në botë për ndotje të ajrit ishte konstatuar në fund të dhjetorit të vitit 2017.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending