Connect with us

Ferizaj

Shkodran Bytyqi gjendet i vrarë dhe i djegur, motivi dyshohet të jetë borxhi

Published

on

Gjatë ditës së djeshme, në mes të fshatit Kishnapol dhe Gadime, është gjetur trupi i pajetë i 33 vjeçarit Shkodran Bytyqi nga Ferizaj, vendndodhja e të cilit nuk dihej që nga data 9 dhjetor.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt Agim Gashi, tha se pas kërkimeve për gjetjen e Bytyqit, mbrëmë trupi i tij është gjetur i djegur.

“Lidhur me rastin e raportuar më 9 dhjetor për një person të humbur Policia ka zhvilluar hetimet dhe pas një pune intensive dje rreth orës 19:00 në afërsi të fshatit Kishnapol është gjetur trupi i pajetë i personit të raportuar më parë si i zhdukur. Sipas vendshikimit të ngjarjes ku ka marrë pjesë edhe prokurori i shtetit dyshohet për vrasje të rëndë, janë kryer të gjtiha veprimet policore dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë ëshët dërguar për obduksion në mjekësinë ligjore, konfirmoj se trupi i viktimës ka qenë i karbonizuar. Besoj që me hetimet e mëtutjeshme do të vjen deri tek motivet e këtij rasti, fillimisht jo zyrtarisht konfirmohet se janë motivet për disa borxhe mes tyre”, tha Gashi.

Gashi, tha se për këtë vrasje të rëndë tashmë janë arrestuar dy persona, njëri për vrasje, ndërsa tjetri që e dogji trupin e Bytyqit.

“Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona meshkuj të moshës 22 dhe 25 vjeçare të cilët dyshohet njëri për kryerje të aktit të vrasjes, kurse tjetri për dhënien e ndihmës pas kryerjes së veprës penale”, tha Gashi.

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se dorasi dhe viktima ishin shokë, ndërsa motivi që qoi deri te ky akt kishte të bënte me një borxh për shitblerjen e një parcele. Bytyqi ka lënë pas gruan dhe dy  vajza.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending