Në hapësirat e Universitetit të
Shkencave të Aplikuara në Ferizaj është promovuar libri “Turizmi
Ndërkombëtar”, i autorit Hysen Sogojeva, për të cilin u tha se është ndër
librat e paktë shqip që trajton fushën e turizmit.
“Njeriu nuk është vetëm me marrë një titull, prandaj neve na mbetet
që të punojmë. Libri është i ndarë në tre kapituj dhe secila pjesë ka 6-7
kapituj, unë po u bëj apel që secili kapitull mund të jetë studim në vete se
ndryshe nuk mundemi me ecë në shkencë nëse flejmë”, tha Sogojeva.
Rektori i Universitetit të Ferizajt Agron Bajraktari, tha se ky libër
padyshim që do t’iu ndihmoj shumë studentëve e profesorëve në profilin e
turizimit, por edhe të gjithë atyre që merren me fushën e turizmit.
“Ardhja e këtij libri e para
e fushës së tillë në Kosovë shpresoj se do t’i jap një zhvillim shumë të
madh. Unë përgëzoj profesorin Hysen dhe të gjithë ata që kontribuan që të kemi
në dorë një libër kaq me vlera për fushën e turizmit dhe një libër shumë i
rëndëishsëm për studentët”, tha Bajraktari.
Recensentët e librit, thanë se studentët duhet
t’i kuptojnë më mirë përfitimet që sjell turizimi dhe është pikërisht ky libër që do t’iu ndihmoj atyre të njohin
më gjerësisht këtë fushë.
“Sfida e anëtarësimit të Kosovës në Oranizatën Botërore të Turizmit është
njëri nga premisat që libri i autorit përshkruan përparësitë dhe përfitimet që mund t’i kemi në zhvillimin
dhe promovimin e turizimit të Koosvës në arenën ndërkombëtare. Ky libër mund të
përdoret si literaturë shkencore për studentë, profesorë dhe punonjës të
institucioneve qëndrore dhe lokale që kanë qëllim turizmin”, tha Sokol Krasniqi.
“Turizmi është një instrument shumë efikas për interesin e qytetarëve
siç janë rritja e të ardhurave, rritja e punësimit e shumë të tjera, prandaj
libri me titullin ”Turizmi Ndërkombëtar”
së pari ka qëllim të jap një kornizë
të përgjithshme për turizimin, më pastaj në brendësi shpjegohet në mënyrë të
detajuar e gjithë rëndësia e turizmit”, tha Aremend Pushkule.
Në këtë promovim të librit ishte edhe
kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman
Jashari, i cili tha se ky libër do të jetë një thesar për studentë e profesorë.
“Sa herë promovojmë libra është edhe një fitore e fituar e dritës kundër
errësirës. Profesori duke udhëtuar shkollë më shkollë po e paraqet figurën e
denjë të një pedagogu. Ky libër nuk vlen vetëm për gjeneratat tani, por do të
jetë një libër thesar edhe për gjeneratat pas nesh“, tha Jashari.
Edhe studentët e mirëpritën këtë libër.
“Ky libër mund të shërbej jo
vetëm si tekst universitar, por edhe si udhëzues praktik për biznese e kompani
të kësaj lëmie”, tha një studente.
Autori Sogojeva është udhëheqës i
divizionit të hotelerisë dhe standardeve turistike pranë Ministrisë së Tregtisë
dhe Industrisë, si dhe është njëri prej hartuesve të Strategjisë Kombëtare të
Turizimit në disa komuna të Kosovës. Sogojeva është edhe profesor në
Universitetin e Shekncave të Aplikuara në Ferizaj. Ai është autor edhe i librit
“Ujëvara e Mirushës” dhe i disa studimeve dhe artikujve në revista të
huaja.