Connect with us

Ferizaj

Miratohet raporti i Komisionit për Emërtimin e Rrugëve dhe Shesheve të Ferizajt

Published

on

Kuvendi Komunal i Ferizajt miratoi raportin e Komisionit për Emërtimin e Rrugëve dhe Shesheve të Ferizajt, megjithë debatin e gjatë që u zhvillua për këtë pikë në mbledhjen e sotme. Anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, propozuan që parcela ku më parë ndodhej çerdhja ”Ardhmëria Jonë” dhe hapësira prapa postës në Ferizaj, të emërtohen me emrat e dëshmorëve Ahmet Hoxha dhe Ramadan Rexhepi dhe të futen në listën e emrave të rrugëve dhe shesheve.

Debati për këtë propozim zgjati disa orë. Në parim të gjithë ishin pro këtij propozimi, por ekzekutivi tha se një gjë e tillë është në kundërshtim me procedurat ligjore dhe se për momentin nuk ekzistojnë sheshet për t’i emërtuar.

“Mendoj që është e pakalueshme për ndërgjegjjen tonë që të mos bisedohet për figurën e Ahmet Hoxhës dhe Ramdan Rexhepit, këto dy figura nuk janë në emërtimin e shesheve edhe pse ne e kemi diskutuar në Kuvend, po ashtu as në listën rezervë për të ardhmen. Nëse këta dy emra nuk i kemi në këto lista do të jetë në ndërgjegjjen tonë që nuk duhet t’i kalojmë assesi”, tha Svarqa.

“Qysh nuk iu ra ndër mend  kurrë asnjë ditë që paska qenë një vendim dhe me ia dorëzu komisonit për me i fut në këtë listë, tani po na vendosni në situata të palakmueshme. Ka rrugë Ahmet Hoxha, ka shkollë Ahmet Hoxha, ka shkollë me emrin Ramadan Rexhepi dhe ka rrugë me emrin Ramadan Rexhepi, nuk kemi nevojë me u ngutë me bë një veprim të ngutshëm me i shti në konflikt këto dy familje“, tha Lulzim Aliu, drejtor i Urbanizmit.

“Nuk ka asgjë kontestuese këtu, le të kaloj vendimi dhe raporti duke i përfshirë te sheshet emrat e Ramadan Rexhepit dhe Ahmet Hoxhës sepse përndryshe ne si LVV nuk do ta përkrahim, pasi nuk duam të jemi pjesë e inateve personale të disa personave“, tha Enver Haliti nga LVV.

“Z. Svarqa pse për 6 vjet nuk iu ra në mend me i bë propozimet, por pikërisht sot. E keni pas mundësinë përmes përfaqësuesit në komison edhe nuk i keni dërgu propozimet tani po dilni me një propozim për diçka që akoma nuk ekziston, prandaj reflektoni për interes të përgjithshëm, kurrkush nuk është duke e kontestu këtë, madje unë po e marrë obligim që në një seancë do të dalë me propozim për këtë, por jo sot“, tha Xhavit Zariqi nga AAK.

Për t’u konsultuar për këtë çështje, grupet kuvendore kërkuan pauzë 5 herë, ku në fund pozita erdhi me propozim që emërtimi i shesheve me emrat e këtyre dy dëshmorëve të miratohet si pikë e veçantë dhe jo bashkë me raportin e emërtimit të rrugëve, por opozita nuk pranoi.

“Ne po propozojmë që dy sheshet të marrin emrat e heronjve, në të njëjtën kohë të hedhet në miratim edhe raporti i emërtimit të rrugëve“, tha Arian Imeri nga PDK.

“As LDK as LVV nuk e ka në plan që ta votojë këtë propozim që e bëtë, me një listë prej 5 mijë emrave po kërkohet një kërkesë me dy emra, natyrisht që edhe ne duam me thënë që nuk bën ashtu. Nuk është  ligjore një pikë me nda nga mesi i seancës”, tha  Burim Karameta nga LDK.

 “Ne po e votojmë sikurse tha Burimi, ndoshta e ha Ministria, por Ministria e përcjell këtë senacë prandaj se ha kështu“, tha Rafiz Sejdiu nga PDK-ja.

 Pas gjithë këtyre vërejtjeve, sugjerimeve  dhe propozimeve u miratua raporti i komisionit për emërtimin e rrugëve dhe shesheve të Ferizajt, përfshirë edhe propozimet e opozitës që dy sheshe të këtij qyteti të emërtohen me emrat e dëshmorëve Ahmet Hoxha dhe Ramadan Rexhepi.

Në këtë mbledhje Kuvendi Komunal i Ferizajt ka miratuar propozimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 10.000 euro për banorët e zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri. Drejtoresha e Financave në komunën e Ferizajt, Sebahate Ajeti, tha se një pjesë  e kësaj shume do të ndahet për familjen e dy vëllezërve nga Gjilani që humbën jetën në Durrës.

 Në këtë seancë poashtu u miratua propozim vendimi për shpërndarjen e druve për familjet skamnore, propozim-vendimi për zëvendësimin e përfaqësuesit të FSK-së në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi , propozim-vendimin për miratimin e Planit komunal për Ri-integrimin e qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar, propozim-vendim për miratimin e Rregullores për Tatimin në Pronën e Paluajtshme për vitin 2020, si dhe propozim-vendimin për miratim, harmonizimi dhe transferin e mjeteve nga kategoria ekonomike paga dhe mëditje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending