Connect with us

Ferizaj

Homazhe për dëshmorët në Ditën e Flamurit Kombëtar

Published

on

Përfaqësues të institucioneve lokale, përfaqësues të partive politike, organizatave të dala nga lufta dhe qytetarë të shumtë, kanë bërë homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Ferizaj me rastin e festës së 28 nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar.

Kryesuesja e Kuvendit komunal të Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, tha se ky 28 nëntor kësaj here shqiptarët po i gjenë me zemër të thyer e shpirt të lënduar.

“Sot është një ditë e rëndësishme për popullin shqiptarë, po ashtu është një ditë pak më ndryshe nga herat  e tjera pasi jemi tronditur me ngjarjet  e fundit në Shqipëri, po e përjetojmë edhe ne, unë uroj që herave të tjera ta festojmë më mirë këtë festë”, tha Gashi-Bytyqi.

 Kurse, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Ferizaj, Gafurr Bytyqi, edhe në këtë përvjetor përsëriti se bashkimi kombëtar duhet të ndodhë sa më parë.

“Kjo ditë përkon me të gjitha aktivitetet patriotike të kombit tonë gjatë gjithë historisë, si sublimim i kësaj dite është flijimi i dëshmorëve tanë dhe produkt i këtij sublimimi është lira që sot ne e gëzojmë. Liri më të madhe as që ka menduar populli ynë, por duhet të punojmë si popull të gjithë së bashku duke kultivuar gjithmonë ndjenjën e bashkimi të kombit. Bashkimi  kombëtar duhet të ndodhë kudo që gjenden shqiptarët. Kjo festë na ka goditur me një fenomen natyror vdekjeprurës që edhe ne e kemi përjetuat këtu”, tha Bytyqi.

Në këso ditësh, natyrisht nuk mungojnë as familjet e dëshmorëve që dhanë bijtë e tyre për çlirim. Ata u shprehën të zhgënjyer me institucionet të cilat thanë se i kanë lënë pas dore.

“28 nëntori është ditë për të gjithë e veçanërisht ne që kemi të rënë në luftë, por nuk janë duke punuar, janë duke punuar shumë dobët, unë dje kam ardhur nga spitali, përveç mjekëve nuk ka asgjë tjetër, as barna, as mjete, mjetet ndahen, por ku shkojnë ato nuk  e dimë“, tha babai i dëshmorit Rexhep Demiri, Shefki Demiri.

“Në këtë ditë ne po ndihemi mirë, por nuk po mendojnë për popull, por vetëm për vete kjo kryesia jonë, ishalla bëhet mirë ndonjëherë, por tani për tani jo. Unë jam familje e dëshmorit, djali më ka rënë në Koshare, në fillim na kanë ndihmuar, ndërsa tani nuk të njeh kurrkush, por ishalla bëhet mirë“, tha babai i dëshmorit Fatmir Kërqeli, Haki Kërqeli.

 Për nder të Ditës së Flamurit, në komunën e Ferizajt ishin planifikuar të mbaheshin disa aktivitete, por asnjëra nga to nuk është mbajtur për shkak të tërmetit që ka goditur Shqipërinë ku gjetën vdjeken dhjetëra persona.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending