Nga tragjedia që ka kapluar Shqipërinë nga tërmeti që ndodhi në mëngjesin e ditës së djeshme, kosovarët janë mobilizuar për t’u dalë në ndihmë shqiptarëve në mënyra të ndryshme duke ofruar para, rroba e ushqime të ndryshme. Në mesin e atyre që po grumbullojnë ndihma është edhe shkolla e arteve “Çesk Zadeja” në Ferizaj, e cila përmes një ekspozite artistike dhe një koncerti instrumental po synon të mbledh fonde për të ndihmuar viktimat e tërmetit. Drejtori i shkollës, Bardhyl Abazi, tha se shpreson të ndihmojnë Shqipërinë sado pak.
“Atëherë edhe ne me ato forcat tona jemi duke u munduar të solidarizohemi me tragjedinë që ndodhi së fundmi në Shqipëri, kjo realisht ka ardhur si ide e nxënësve që edhe ata të kontribuojnë sado pak me ato fuqitë e tyre në këtë tragjedi që ka ndodhur. Aktivitetet e sotme janë një koncert me muzikë klasike nga nxënësit e shkollës së muzikës dhe një ekspozitë me pikturat e nxënësve të degës së artit figurativ, njëkohësisht përgjatë koncertit do të punohen piktura këtu në vendngjarje kështu që ky do të jetë aktiviteti i sotëm, koncerti do të zgjasë pak a shumë sepse ky është shesh dhe do ta bëjmë kështu si spontan vazhdimisht gjatë kalimit të qytetarëve të tërhiqet vëmendja për këtë aspekt” , tha drejtori I shkollës Bardhyl Abazi.
Ndërkaq, nxënësit thanë se po mundohen qe me aq sa kane mundesi te kontribuojnë për te ndihmuar shqiptarët.
“Ne si shkollë kemi dashur pak a shumë të japim një ndihmë sado pak që ndoshta nuk është shumë e madhe, mirëpo kemi dashur të solidarizohemi me gjithë ngjarjet që kanë ndodhur në Shqipëri dhe me mundësitë tona pak apo shumë të ndihmojmë ndoshta jo shumë e madhe por pak, ndoshta pak ne, pak njerëzit e tjerë dhe të mundohemi që sa më shumë të japim ndihmat në Shqipëri” u shpreh Dëbora Etemi.
“E kemi bërë për t’i ndihmuar vëllezërit tonë nga Shqipëria tek të cilët ka ndodhur një gjë shumë e papritur dhe na ka lënduar si të themi në shpirt dhe për atë jemi duke e bërë këtu me ckado që po mundemi, me dëshirën e njerëzve domethënë ata ose mund të japin të holla apo rroba, cfarëdo që mund që t’i ndihmojnë ata”, tha Arlind Lamagjema.
Qytetarë të pranishëm në këtë aktivitet shprehën keqardhje për ndodhinë në Shqipëri, ndërsa thanë se qëllimi I kesaj nisme është I duhur.
“Ky është shumë qëllim I duhur, solidarizohemi me vëllezërit tanë nga Shqipëria, kështu që ndajmë hidhërimin e të gjitha ndajmë me ata së bashku”, tha Sanije Sopaj.
Ky aktivitet bamirësie do të zhvillohet gjatë gjithe dites në sheshin e Ferizajt.