Connect with us

Ferizaj

KPF i procedon Kuvendit raportin e emërtimit të rrugëve

Published

on

Komisioni i caktuar për emërtimin e rrugëve dhe shesheve të Ferizajt, do të prezantoj raportin përfundimtar të këtij procesi në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal që do të mbahet  këtë të premte.  Këtë pikë e proceduan për Kuvend anëtarët e Komitetit  për Politikë dhe Financa në mbledhjen e sotme,  ku kryetari i komisionit për emërtimin e rrugëve Faik Selmani, tha se ky proces është kompletuar. Ai theksoi se kanë emërtuar 1 mijë e 534 rrugë dhe kanë bërë të gjitha korrigjimet e nevojshme në harmoni me ligjin, por shtoi se deri në mbylljen e këtij procesi janë përballur me shumë telashe, madje kanë pasur edhe kërcënime nga qytetarët.

“Në anën ligjore është krejt në rregull, ndërsa është një problem që ka pasur rekomandime për përmirësimin e disa emrave që s’kanë pasur kuptim të mirë, aty kemi pasur telashe nuk kemi mundur me bë diçka për shkak të presionit të qytetarëve, mirëpo ato nuk janë të kundërligjshme, por vetëm të rekomandueshme, ne s’kemi guxuar me i prekë, madje kemi pasur edhe kërcënime, por e fundit është se krejt çka ka qenë e kundërligjshme i kemi rregulluar, ka shumë ndryshime, kemi qenë të detyruar me i bë ato ndryshime, çka kanë qenë vetëm me emra, mbiemra, emra përshkrues, emra të lagjeve është dashur patjetër me i rregullu se nuk kanë mundur me kalu, por kryesorja për mua është se kemi arritur me i ulë tensionet dhe me i pajtu njerëzit në terren. Është momenti i fundit, nëse ky raport nuk kalon në seancën e rregullt tani ekziston mundësia me u kthy krejt në pikën zero”, tha Selmani.

 Këtij raporti i gjetën vërejtje anëtarët e LDK-së.

“Po tentoni që ta dërgoni në superlativ punën e juaj dhe fatkeqësisht qenkeni marrë me do punë që nuk u takon, po ashtu as me bë pajtimin e gjaqeve. Ai sistem që na e ke shpjegu ti si shumë i saktë, keni thënë se nuk na lejon me fut emra që kanë gabime drejtshkrimore dhe emra që nuk kanë emër dhe mbiemër. Këtu po e shoh një rrugë me emrin Vlora, tash a bëhet fjalë për një çikë të tezës sime apo akraballëk të juve apo për qytetin e Vlorës, s’po e kuptojmë, poashtu Gramos, s’po e kuptojmë se emër i kujt është ky, nip i kujt është, po ashtu Kavaja, Poeti, cili poet dhe emri Korabi“, tha Buri Karameta nga LDK-ja.

“Janë dy rrugë në Mirash, “Emin Statovci”, në Mirash nuk kemi Statovc, po ashtu një rrugë “Ali Kamenica”, nuk e di se kush është ky në Mirash“, tha Imri Hashani nga LDK-ja.

“Kuptoni drejt se neve na kanë qëndru para zyrës nga 20 veta dhe jemi detyru vetëm mos të jenë në kundërshtim me ligjin”,tha Faik Selmani.

Pse nuk e thirrshi policinë”, u shpreh Rafiz Sejdiu.

“U deklarua se nga aspekti ligjor është gjithçka në rregull, ne ta aprovojmë dhe në këtë fomë hapim mundësinë e ankesave për qytetarë dhe thjeshtë si qyetet të kemi të gjitha rrugët e emërtuara“, tha Arian Imeri, PDK.

 Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa i proceduan Asmablesë komunale edhe disa pika të tjera të rendit të ditës, si propozim-vendimi për shpërndarjen e druve për familjet skamnore, propozim-vendimi për zëvendësimin e përfaqësuesit të FSK-së në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi , propozim-vendimin për miratimin e Planit komunal për Ri-integrimin e qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar, propozim-vendim për miratimin e Rregullores për Tatimin në Pronën e Paluajtshme për vitin 2020, si dhe propozim-vendimin për miratim, harmonizimi dhe transferin e mjeteve nga kategoria ekonomike paga dhe mëditje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending