Connect with us

Ferizaj

Bizneset ferizajase ankohen për ndërprerje të rrymës

Published

on

Në kuadër të Ditëve të Biznesit të Vogël, në Ferizaj u mbajt një konferencë informuese me bizneset e këtij rajoni, organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me komunën e Ferizajt.

Pjesë e kësaj konference ishin përfaqësues nga Administrata Tatimore e Kosovës, Dogana e Kosovës, KEDS-i, përfaqësues të institucioneve lokale dhe përfaqësues të bizneseve nga rajoni i Ferizajt, në të cilën këta të fundit u informuan rreth shërbimeve që ofrojnë institucionet qeveritare sa i përket zhvillimit të ndërmarrësisë dhe krijimit të kushteve më të mira të të bërit biznes.

“Në kuadër të sektorit për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme kemi një varg aktiviteteh e programesh që e ndihmojnë sektorin privat në forma konkrete. Kemi tri projekte që subvencionojnë që japim para për biznese dhe atë deri në 50 mijë euro. Projektet janë grante që financojmë për makineri të reja prodhuese që keni në plan për me i ble“, tha Nol Buzhala, udhëheqës i KIESA.

“Bizneset që ne i financojmë janë në tri kategori, e para start-ap me një shumë nga 1 mijë – 5 mijë euro, kategoria e dytë bizneset që kanë 2 vite përvojë pune në një shumë prej  1 mijë deri në 15 mijë euro dhe kategoria e tretë me mbi 2 vite përvojë pune në një shumë nga 15 mijë deri në 25 mijë euro. Këto janë shumat që i financon Ministria, kurse obligim i bizneseve është bashkëfinancimi deri në 10-40 përqind“, tha Besim Kamberaj, përfaqësues i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

“Gjatë vitit 2019 kemi pasur dy skema të financimit për biznset e reja ku i kemi fianancuar 78 bizese për herë të parë që janë në fushën e inovacionit ku financimi ka qenë deri në 10 mijë euro. Skema tjetër është ajo në vlerë prej 4 milionë euro e cila është kryesisht në përkrahje të ndërmarrjeve që janë më tepër se 2 vite ekzistencë, këto ndërmarrje janë që kontribuojnë në krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e eksportit, punësimin apo fuqizimin e të rinjve dhe grave”, tha Ermelinda Ahmetaj, përfaqësuese e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Ferizaj Zekir Bytyqi, tha se komuna e Ferizajt ka kontribuar në ngritjen e bizneseve të vogla.

“Gjatë këtij viti fokus të veçantë u është dhënë biznesve të vogla dhe të mesme, bizneseve  artizanale, uljes së tatimit në pronë për 10%, heqjes së të gjitha taksave komunale për të gjitha bizneset, 38 biznese kanë përfituar 150 mijë euro grante nga Fondi i Punësimit, gjithashtu janë mbështetur 15 biznese artizanale ku i kemi mbështetur me mjete të punës dhe pajisje“, tha Bytyqi.

Edhe përfaqësues të ATK-së thanë se edhe ky institucion është munduar të krijoj lehtësira për biznese në formën e tij.

“Lirimi nga TVSH në importe, gjatë kësaj periudhe kemi 588 aplikacione të pranuara për lirim të lëndës së parë dhe 14 aplikacione për lirim të pajisjeve të IT-së, ku prej tyre janë aprovuar 561 për lëndë të parë dhe 12 për lirim të pajisjeve të IT-së “, tha Yllkë Emini nga ATK.

 Në anën tjetër, përfaqësues të bizneseve paraqitën barrierat e tyre në të bërit biznes. Ndër më kryesorin ata përmendën problemin me rrymë .

“Dua përgjigje nga KEDS-i, a e keni zgjidh problemin e rrymës në Babush tek Zona Industriale? Poashtu për doganën,  për disa lëndë nuk më është lejuar lirimi i taksës doganore, ndërsa tek grantet në rrethin tonë nuk ka shumë përfitues“, tha Sadri Gashi nga kompania “Cali”.

“Problemi qëndron tek rryma, çdo ditë ballafaqohemi me ndërprerje të rrymës, në këtë zonë ka shumë prodhues të ndryshëm,  ne kemi pasur shumë takime me kryetarin e tanishëm të KEDS-it, por problemi vazhdon të mbetet, çdo erë që fryen ose shi ne ballafaqohemi me ndërprerje“, tha Fadil Halili, përfaqësues biznesi.

“Është e vërtet që është premtuar një investim në dalje të Bablakut dhe ne pasi kemi marrë të gjitha lejet për të investuar aty komuna e Ferizajt na i ka ndërprerë punimet për shkak të zgjerimit të autostradës, ne i kemi blerë të gjitha materialet e nevojshme dhe 25% e projektit është realizuar, por na është ndërprerë, ne kemi reaguar, i kemi shkruar ish-kryetarit por nuk kemi marrë përgjigjje, tani e kemi njoftuar edhe kryetarin aktual, sepse neve na ishte pamundësuar që të implementojmë projektin në dalje të Bablakut“, tha Iliriana Hajdari nga KEDS.

Në këtë konferencë u fol edhe për krijimin e Zonës Ekonomike në Ferizaj, për të cilën drejtori i Zhvillimit Ekonomik tha se ka mbetur peng i procedurave ligjore.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending