Connect with us

Ferizaj

”Shtëpia e Bamirësisë” zgjeron aktivitetet për grumbullimin e sa më shumë fondeve

Published

on

Nismës humanitare të ndërmarrë nga Sylejman Neziri dhe disa organizata joqeveritare në Ferizaj, për grumbullimin e fondeve për ndërtimin e shtëpisë për një familje skamnore në Ferizaj, i janë bashkëngjitur për ndihmë edhe punime të artit, ku fondet nga shitja e tyre do të shkojnë për këtë nismë. Për rrjedhën e aktivitetit tregon Arbenita Topalli, nga këshilli organizativ i “Shtëpisë së Bamirësisë”.

“Përveç grumbullimit të mjeteve financiare për ndërtimin e një shtëpie, ne kemi arritur të ofrojmë që shumë të rinj e të reja që të kontribuojnë edhe ata, të japin kontributin e tyre, jo vetëm duke blerë produkte dhe shërbime të cilat ne po i ofrojmë këtu në sheshin “Adem Jashari” gjithashtu ata po ofrojnë edhe punime të tyre, po ofrojnë edhe njerëz vullnetarë për të dhënë kontributin e tyre në forma të ndryshme. Këtu mund të theksojmë gjithashtu se janë afruar edhe të rinj të cilët kanë qenë të angazhuar dhe janë fondacion i Sektorit të Rinisë ku i kanë punuar këto piktura të cilat i kanë ofruar në shitje dhe mjetet të cilat do të grumbullohen do të shkojnë për qëllimin tonë bamirës’’, tha ajo.

Topalli, bëri thirrje tek qyetarët që të blejnë këto punime në mënyrë që të grumbullohen sa më shumë mjete financiare për bamirësi.

‘‘Ne i inkurajojmë që ata artdashës të cilët janë të afrohen, të blejnë pikturat edhe përveç që blejnë pikturat ata gjithashtu e dhurojnë kontributin e tyre në grumbullimin e mjeteve për çështjen e bamirësisë”, theksoi Arbenita Topalli.

Në ”Shtëpinë e Bamirësisë” e cila po qëndron para objektit të Komunës së Ferizajt që nga 24 tetori i këtij viti, mund të pish kafe dhe të blesh gjëra ushqimore ku paratë nga shitja e tyre grumbullohen për bamirësi.  Deri në fund të muajit aty planifikohet të organizohen edhe aktivitetet të ndryshme siç është nata e filmit, nata e sportit, nata e muzikës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Mbledhja komemorative për gazetarin Sylejman Shaqiri mbahet sot nga ora 14:00 në teatrin “Adriana” në Ferizaj

Published

on

Lajmi u bë i njohur nga familjarët përmes rrjeteve sociale.

Shaqiri ka qenë një figurë e rëndësishme në gazetarinë kosovare për dekada me radhë. Karrierën e tij e nisi në fillim të viteve ’80 në Radio Ferizaj, ku ushtroi detyrën e kryeredaktorit dhe drejtorit.

Më pas, ai vazhdoi punën në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP) si gazetar dhe redaktor përgjegjës.

Pas mbylljes së dhunshme të RTP-së në vitet ’90, Shaqiri dha kontribut të rëndësishëm në informimin e popullatës në Kosovë përmes valëve të radio Zagrebit dhe Radio Tiranës.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Shaqiri vazhdoi me angazhim në gazetari, fillimisht në Radio Ferizaj dhe Radio Tema, e më pas  mori pozita udhëheqëse në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), përfshirë atë të drejtorit të përgjithshëm.

Shaqiri lë pas një trashëgimi të rëndësishme profesionale dhe një kontribut të pazëvendësueshëm për gazetarinë në vend.

Në nderim jetës dhe veprës së tij, familja e të ndjerit në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe Klubin e Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj, do të mbajnë sot (19.04.2025) mbledhje komemorative me fillim nga 14:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Trending