Connect with us

Ferizaj

Nis hapja e kanaleve për mbrojtje nga vërshimet

Published

on

Në viset rurale të komunës së Ferizajt, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emërgjencave, ka filluar hapjen e kanaleve që mbrojnë nga vërshimet e shiut e dëborës gjatë sezonës së vjeshtës dhe dimrit. Për shkak të nivelit të ulët të tokës, zyrtarë nga kjo drejtori, thonë se kanë filluar së pari nga fshati Koshare për të shkuar drejt Tërrnit.

“Kemi marrë një masë më të gjerë të veprimit, kemi hapur kanalet nga Sitnica atje që është në fund të Tërrnit dhe këndej kemi hapur të gjitha kanalet që kanë qenë ekzistuese më herët dhe kanë qenë të mbyllura, tash ne kemi intervenuar në ato, i kemi hapur të gjitha ato kanale që i kemi mundësuar kalimin e ujit nga Kosharja nëpër Tërrn dhe del në Sitnicë atje, zbrazet dhe shkarkohet kjo pjesë nga uji i rrëmbyeshëm që është gjatë shiut ose edhe sezonës së dimrit kur bëhet shkrirja e borës në pranverë, kështu që i kemi mundësuar këtij uji të kaloj, të ecë, të rrjedh nëpër këto kanale që janë  të parapara edhe për këtë punë”, tha Skënder Kurti.

Ndërsa, njëri nga banorët e fshatit Koshare, bie në kundërshtim me Kurtin duke kërkuar më shumë punë për këtë projekt.

“Ejani në anën tjetër të fshatit, e kanë lënë dheun, nuk e kanë hequr, kjo është dashur të heqet, tash kundërmon lumi. Në qoftë se është e arsyeshme kështu ta lëmë mund të bëjnë çka të duan, por vetëm ka bërë metra ai zotëria, ka marrë të holla bollshë, por me thënë që ka bërë diçka nuk ka bërë asgjë”, u shpreh Skënder Qerimi.

Ndërkaq, kryetari i fshatit Koshare Sadik Qerimi, kërkoi nga banorët të mos hedhin mbeturina në mënyrë që të mos mbyllen kanalet.

 “Për momentin më mirë nuk ka, me siguri se komuna ndoshta në vitin e ardhshëm e bën një projekt pak më të gjerë dhe në kohë më herët, dikur pas muajit qershor kur ka thatësira pak më shumë atëherë dhe me siguri ta bëj pastrimin më të mirë dhe t’i largojmë këto mbeturina edhe ne vet si banorë, sepse në mënyrë të fshehtë dikush hedh lloj-lloj shishe të plastikës dhe gjithçka siç po e shihni edhe vet, por ato për momentin nuk kanë dënime, kështu që ndoshta vetëdijësohen më vonë, sepse ajo është si prioritet numër një faktikisht edhe unë u lutem të gjithëve të mos gjuajnë mbeturina, sepse ne jetojmë këtu, ne këtë ambient për vetën duhet ta kemi sa më të pastër”, theksoi Sadik Qerimi.

 Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emërgjencave paralajmëron hapjen e kanaleve të tilla edhe nëpër fshatra tjerë të komunës së Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending