Seanca gjyqësore ndaj ish-drejtorit
të Urbanizmit në komunën e Ferizajt Faik Grainca, ka vazhduar edhe sot me
marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga prokurori i shtetit.
Në këtë cilësi, dëshmoi Besiana Ademi,
e cila ishte nënshkruese e peticionit pro ndërtimeve të larta në rrugën
“Astrit Bytyqi”, në Ferizaj, zona 8.
Ademi, në pyetjet e prokurorit
deklaroi se kur e kishte nënshkruar peticionin
gjendej tek familja e saj që jeton në rrugën “Mit’hat
Frashëri” në Ferizaj dhe se nuk e kishte ditur se çka po nënshkruante, meqë
nuk kishte kërkuar sqarime nga fqinji i saj Fidan Imeri, i cili ua kishte dërguar
peticionin.
“Kanë ardhë për disa nënshkrime, faji ka qenë i imi se nuk e kam
shiku fare veç e kam nënshkruar dhe më vonë kam dëgju për ndërtime të larta,
kam dashur me tërheq nënshkrimin se nuk doja me figuru nënshkrimi im pasi unë nuk
kisha me jetu më
aty”, tha ajo.
“Para se më nënshkru a bisedove me Fidanin çka është kjo për me
nënshkru?”, pyeti
prokurori Çerkini.
“Veç ma ka pru fletën dhe tha a po i nënshkruni dhe në atë moment
veç e kam nënshkru edhe nuk kam bisedu absolut“, tha dëshmitarja Ademi.
“That që kur ke kuptu ke dashur me tërheq nënshkrimin, kur ka dnodh
kjo që ti ke marrë vesh?”, e pyeti prokurori.
“Pas dy jave e kam kuptu që
është duke u bërë fjalë për ndërtime të larta dhe nuk kam dashur me qenë pjesë
pasi nuk jam duke jetuar aty“, tha dëshmitarja Ademi.
Tutje, prokurori Çerkini e pyeti dëshmitaren
Ademi për një deklaratë të dhënë në Polici, që dallonte nga kjo e sotmja.
“Në Polici e ke dhënë një fjali
më ndryshe, kur të është bërë pyetja a e ke nënshkru peticionin për ndërtime të
larta për rrugën “Astrit Bytyqi”, përgjigjja jote ka qenë: “kam
nënshkruar për tjetër gjë, erdhi një komshi i yni Fidan Imeri, e solli një peticion
kinse kryetari Svarqa po bën ndërtime pa leje, kinse me i ndërpre punimet”,
citoi Çerkini.
“Po kam mendu që është kjo që po duan me i ndërpre punimet se ai ma solli
fletën dhe tha po kemi dëshirë me i marrë këto nënshkrime se po duam me i
ndërpre ndërtimet e larta dhe nuk e kam shiku më shumë dhe e kam
nënshkru”, deklarohet
dëshmitarja.
Në këtë seancë, trupi gjykues, me
kërkesë të palës së dëmtuar Bekim Haliti, mori vendim që në seancën e ardhshme,
e cila u caktua për datën 29 nëntor, në cilësinë e dëshmitarit të merret në
pyetje ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal
të Ferizajt, Faruk Guri.