Connect with us

Ferizaj

Shënohet Dita Botërore pa Viktima në Trafikun Rugor

Published

on

Nën organizimin e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Policinë e Kosovës, para studentëve të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, është bërë prezantim me temën “Dita Botërore pa Viktima në Trafikun Rugor” në kuadër të shënimit të “Ditës Botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor”. Sami Mazreku, Drejtor Ekzekutiv në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës, tha se kanë bashkëpunim me shoqata ndërkombëtare dhe me institucione vendore për t’i vetëdijësuar dhe aftësuar qytetarët në fushën e sigurimeve.

“Qëllimi kryesor është të jemi prezent në çdo universitet të bëjmë prezantimin, ligjërata me qëllim të vetëdijësimit dhe të përafrimit sa më shumë në fushën e sigurimeve. Që nga viti i kaluar aktivitete më të shumta kemi pas me Policinë e Kosovës dhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme, për shkak se kemi një temë e cila është shqetësuese për neve, është numri i automjeteve të paregjistruara,  e të cilin po mundohemi që ne forma të ndryshme ta ulim sa më shumë”, tha Mazreku.

Nënkolonel Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit  Rrugor në Policinë e Kosovës, tha se që nga viti 1993, Kombet e Bashkuara kanë kërkuar që të dielën e tretë të nëntorit në të gjithë botën të ketë aktivitete të cilat kanë për qëllim sensibilizimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

“Ne si Polici i Kosovës që nga viti 2009 kemi marrë si rekomandim këtë datë, pothuajse çdo vit kemi aktivitete të ndryshme, ndoshta ndonjë formë më të vogël sesa këtë vit që jemi duke e realizuar, mirëpo në forma të ndryshme përmes konferencave, përmes tryezave, përmes pjesëmarrjes në shkolla të mesme, mirëpo këtë vit ne e kemi targetu qe kjo duhet të ngritet në nivel më të lartë, për shkak se numri më i madh i pjesëmarrësve në trafikun rrugor të cilët qoftë në cilësinë e këmbësorëve, por edhe pjesëmarrës si shoferë do të thotë është mosha mbi 18 vjeçare ose kur ata pajisen me patentë shoferë, andaj për këtë arsye ne po mendojmë që përmes këtyre prezantimeve, përmes këtyre kërkesave që do të jenë ne vijim dhe bashkëbisedimet do të ndikojmë që ky numër i aksidenteve, kjo gjendje e sigurisë në trafikun rrugor të jetë shumë më e mirë sesa viti aktual dhe vitet paraprake“, tha Rexhepi.

Ndërkaq, Fejzullah Mustafa, udhëheqës në Departamentin për siguri në komunikacionin rrugor në Ministrinë e Infrastrukturës, tha se  duke i parë si problem global aksidentet me fatalitet edhe Kosova e ka vendorur si prioritet agjendën e sigurisë.

“Sepse të humbësh një jetë do të thotë shumë. Mendoj se të gjithë ne duhet të mendojmë për sigurinë rugore, të fokusohemi në sigurinë rrugore, sepse jemi pjesëmarrës të sigurisë rrugore. Një nga elementet kyqe është që si shofer, kur jeni shofer në automjetin tuaj keni njerëz më të dashur, njerëz që i doni më së tepërmi, do me thënë kemi prindërit, kemi vëllain, kemi motrën, bashkëshortin, fëmiun e juaj, për atë do me thënë kërkohet respektim që t’u përcjellim mesazhe të tjerëve për respektimin e rregullave të trafikut rrugor“, u shpreh mes tjerash Mustafa.

Në Kosovë që nga viti 2001 e deri në vitin 2018, në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 2500 njerëz.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending