Connect with us

Ferizaj

Sabedini: Sulmi ndaj meje me motive politike

Published

on

Jakup Sabedini, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, ka akuzuar aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë qytet, për sulmin fizik të ndodhur më 27 tetor. I kontaktuar nga TV TEMA, Sabedini nuk ka pranuar të prononcohet para kamerës, mirëpo përmes telefonit, thotë se sulmi ka ndodhur për arsye politike, duke mos dashur të përmend emra të sulmuesve.

”Sulmi ka qenë i organizuar, i planifikuar, edhe kam pas kërcënime të mëhershme, ka qenë një interval shumë i shkurtër nga 6 tetori deri në ditën që e kanë ekzekutu sulmin kundër meje. Përpos sulmit fizik kam pas fatkeqësisht edhe një sulm moral nga Lëvizja Vetëvendosje dega në Ferizaj e cila në vend që të distancohet nga veprimet e aktivistëve, edhe mos qofshin aktivistë siç pretendojnë ata, ata janë përpjek me kundërshtu. Ne askush nuk e kemi kundërshtu Vetëvendosjen, as Partia Demokratike e Kosovës dega në Ferizaj, as unë si individ, në këtë rast si viktimë e rastit, edhe vërtet familjarisht kemi qenë të tronditur pak. Lajmin e  kemi publiku pas dy dite për arsye të familjes mos me qenë një tronditje ad hock për familjen time. Ka qenë motiv politik, edhe siç po shihet këtu në rrjete sociale, ata janë, aty shihet që janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe aty shihen, pa dashur me etiketu asnjë deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, por aty ishin edhe Hekuran Murati dhe Dimal Basha, tash nuk mundem me thënë që ata kanë qenë protagonistë të nxitjes, por ata janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje”, u shpreh ai.

TV TEMA: A kanë qenë ata prezentë kur ka ndodhë rasti?

“Jo, jo, rasti kur ka ndodhë jo, në fotografitë që shihen në aktivitete të fushatës, të fitores, të gëzimit të tyre, shihet që ata janë nën shoqërinë e këtyre grupeve të këtij grupi që më kanë sulmu”, tha Sabedini .

E, në Policinë e Kosovës në Ferizaj, thonë se ky rast është paraqitur nga vet viktima dhe se hetimet po vazhdojnë.

“Po rasti është raportuar me 27 të këtij muaji, nga ana e viktimës jemi njoftuar se  me këtë datë rreth orës 1 e 15 minuta në një objekt hotelier në Ferizaj viktima është sulmuar nga disa persona, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, viktimës iu ka ofruar ndihma mjekësore, ndërsa të dyshuarit nuk janë has në vendin e ngjarjes, pas intervistimit të viktimës policia ka sjellë një person në Stacionin Policor ne Ferizaj për ta intervistuar lidhur me këtë rast, gjithashtu është njoftuar edhe prokurori, lidhur me këtë rast pas përfundimit të intervistës nga ana e prokurorit personi është urdhëruar që të lirohet dhe rasti të shkojë në procedurë të rregullt, policia është ende duke i zgjeruar hetimet lidhur edhe me persona të tjerë të mundshëm të cilët kanë qenë të kyqur në këtë rast“,  tha Agim Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Ferizaj.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj, përmes një komunikate për media, i ka cilësuar të rreme akuzat e Sabedinit. ”Fakti se thuhet që ngjarja ka ndodhur para tre ditësh tregon se dikush po interesohet të nxisë opinionin publik përmes shpifjeve e lajmeve të pavërteta. Aktivistët e Lëvizjes nuk janë të përfshirë, prandaj kryesit e vërtetë duhet të kërkohen diku tjetër. Dhuna është e dënueshme, por dhe shfrytëzimi i emrit të Lëvizjes për shpifje e akuza të rrejshme si kjo është i padrejtë, ndonëse e kuptojmë që PDK-ja në këtë kohë nuk ka temë tjetër, e vetëm lajmet e pavërteta i shohin si mundësi për të kthyer vëmendjen”,   thuhet në reagimin e qendrës së LVV në Ferizaj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending