Me moton “Uji në gypa-milionat
në xhepa”, një grup i organizatave joqeveritare në Kosovë, kanë ndërmarrë
një iniciativë për nënshkrimin e një peticioni qytetar në mbrojtje të ambientit
në Kosovë në kohën kur në disa lumenj parashihet ndërtimi i hidrocentraleve.
Kështu, edhe në qytetin e Ferizajt ka
nisur nënshkrimi i këtij peticioni, përmes së cilit do të kërkohet që të
ndalohet degradimi i ambientit. Shpend Mustafa nga organizata INPO, tha se pasi
të mbledhen nënshkrimet, këtë peticion do t’ia dërgojnë qeverisë dhe të
gjithave insitutcioneve që janë përgjegjëse për këtë çështje.
“Kemi filluar me një peticion i cili është për të ndaluar degradimin
e mëtutjeshëm të ambientit nga ndërtimi i hidrocentraleve të cilat po dëmtojnë
ambientin dhe janë pa ndonjë dokument ligjor.
Këto janë duke dëmtuar tej mase faunën tonë, parqet tona dhe janë duke
punuar pa standarde“,
tha Mustafa.
Ndërsa, qytetarët e interesuar të nënshkruanin
këtë peticion, thanë se përmes nënshkrimeve të tyre tentojnë të ndalojnë degradimin
e resurseve ujore në Kosovë.
“Është mungesë e ujit, e kanë degraduar vendet prandaj edhe
nënshkrujta, është mirë me ngrit zërin
për me u ndalu këto”, tha Bajram Salihu.
“Duhet të ketë ndryshime që mos të jepen pa leje, duhet të
analizohen që mos të kenë pasoja afatgjate, e para është ambienti, popullsia,
pastaj tjerat“,
tha një tjetër qytetar.
Stenda për nënshkrimin e këtij
peticioni në Ferizaj do të qëndroj 1 muaj.