Connect with us

Ferizaj

Mungojnë vaksinat kundër gripit sezonal në Ferizaj

Published

on

Vaksinimi kundër gripit sezonal nuk ka filluar ende nëpër qendrat e shëndetit publik në Ferizaj, për dallim prej viteve të kaluara kur kjo vaksinë jepej në këtë muaj.

Në Qendrën e Vaksinimit në Ferizaj, thonë se kjo ka ndodhur për shkak të mosfurnizimit me këtë lloj të vaksinave. Mjekja Drit Nazifi-Emini, thekson se po presin që furnizimi me këto vaksina të bëhet gjatë muajit nëntor.

“Vaksinimi kundër gripit pritet të filloj nga muaji nëntor, këto informacione janë nga  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, këtë vit ka vonesë në krahasim me vitet e tjera që ka qenë muaji tetor i vaksinimit, por besoj që të gjithë pacientët do të jenë të njoftuar se në muajin nëntor do të filloj dhënia e kësaj vaksine”, tha Drita Nazifi-Emini.

 Nazifi-Emini, tregon se kush duhet ta marrë këtë vaksinë dhe  kush jo.

“Vaksinimi është një hap shumë i mirë për të krijuar një imunitet tek fëmijët e pacientët, për të  përballuar çdo sëmundje apo ndonjë sëmundje më e rëndë që mos t’iu bie imuniteti që është shumë i rëndësishëm. Arsyeja që i nxitë pacientët që të marrin vaksinën e gripit është që të përballojnë lehtë infeksionet sezonale, një grip mund ta rëndoj gjendjen e tyre shëndetësore, por vaksinimi i lehtëson disa probleme. Vaksina  e gripit është e paraparë për moshën e shtyrë, por ka raste të ndryshme edhe pse dallon grupmosha në bazë të gjendjes shëndetësore ka raste edhe mbi 40 vjeç, ndërsa ndalimi i marrjes së kësaj vaksine është tek moshat e reja, por edhe pacientët që janë me terapi të rëndë siç është me kimioterapi dhe nuk ështe  e lejuar tek këta persona marrja e kësaj vaksine”, tha Nazifi-Emini.

Derisa në Qendrën e Vaksinimit në Ferizaj është kryer vetëm ky shërbim, doktoresha Emini-Nazifi, tha se tani kanë filluar edhe me kontrollet e rregullta të pacientëve.

“Tani kemi filluar që në shërbimin e vaksinimit të kryhet edhe një shërbim i cili përfshin vizitat e rregullta të pacientëve që vijnë për vaksinim. Nga nisja e këtij shërbimi kemi hasur tek disa raste që pacientët kanë ardhur vetëm për vaksinim, por kemi vërejtur që kanë probleme të shumta fëmijët dhe është e ndaluar vaksina duke e rekomanduar për trajtim tjetër para se të marrë imunizimin”, tha Nazifi-Emini.

Megjithatë, vaksinimi kundër gripit sezonal tashmë ka filluar tek nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Prokuroria në Ferizaj do të mbajë konferencë për media për rastin e vrasjes të Muhamed Likës

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se do të mbajë sot konferencë për media për rastin e vrasjes të rreshterit të Policisë së Kosovës në Kaçanik, Muhamed Lika.

Konferenca do të mbahet nga ora 14:30, në objektin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

“Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, z.Burim Çerkini, prokurori i çështjes z.Ismet Rrahmani, si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, është vrarë në orët e vona të 1 prillit, në hyrje të banesës së tij në Kaçanik.

Ceremonia e varrimit e të ndjerit do të mbahet pas orës 17:00 në Varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik, njoftuan familjarët përmes rrjeteve sociale.

Continue Reading

Trending