Në kuadër të aktiviteteve të
“Javës Evropiane të Sportit” që po mbahet këto ditë në Kosovë, në
Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, janë mbajtur garat në
ping-pong. Duke folur per rendesine e kesaj ngjarje sportive, kryetari i
Federates se Ping-Pongut te Kosoves, Nehat Çitaku e cilësoi te rëndësishme
pjesëmarrjen e ping-pongistëve ne “Javen Evropiane te Sportit” meqe
sipas tij, sporti na bën të ndihemi evropianë.
“Kosova përmes sportit tregon që fizikisht është në Evropë pavarësisht
qe ende nuk jemi pjese e saj mirepo me aktivitete te tilla shprehim edhe njehere
e deshmojmë se edhe ne jemi pandaresisht pjese e Evropes kur do te jemi pjese e
saj edhe zyrtarisht“,
u shpreh Nehat Çitaku, Kryetar i Federatës së Ping-Pongut të Kosovës.
Kastriot Orana, pergjegjes per
marrëdhenie me jashte i Federates së Ping-Pongut te Kosoves, tha se kjo
Federate ka marredhenie te mira me
simotrat e veta nëpër botë.
“Federate a e ping-pongut eshte federata e pare e pranuar nderkombetarisht
qysh nga viti 2003, keshtu qe nga pranimi i federates sone ne arenen
nderkombetare FPPK ka qene aktivisht pjesemarrese neper garat evropiane dhe
boterore keshtu qe neve kemi marrëdhenie ITTF, si dhe me EUTT e cila eshte
Unioni Evropian i Ping-Pongut, po ashtu qendrojme shume mirë edhe ne MTTU e
cila eshte unioni mesdhetar dhe unioni ballkanik ku ne unionin mesdhetar e kemi
edhe kryetarin e federates sone z. Nehat
Çitaku ku eshte nenkryetar i unionit mesdhetar“, tha ai.
Lojtarë nga klubet e pingpongut,
qytetarë e përfaqësues nga Shoqata e Shurdhmemeceve te Kosoves, u shprehën të
kënaqur me kete aktivitet sportiv, pasiqë sipas tyre, sporti jep energji
pozitive.
“Jam e kenaqur me pjesemarrjen dhe ftesen qe me bene klubi per çdo
lloj aktiviteti perfshire edhe aktivitetin e BeAktiv per qka jemi ketu sot“, theksoi Samire Jupolli, perfaqesuese
e Shoqates se Shurdhmemeceve te Kosoves.
“Si qytetare po mendoj qe eshte shume e rendesishme edhe per krejt
qytetaret e Kosoves qe te merren sa më shume me sport, sa më shume me
aktivitete , shoh nje fryme e re qe eshte duke ardhë ne shoqerine tone per me
u marre me sa ma shume me sport edhe po
medoj qe sa ma shume mundesi me pas qe per me me qene te perfshire ne çfaredo
lloj aktiviteti sportiv, jo vetem per shendetin, poe edhe per mireqenien dhe
per nje energji pozitive ne shoqerine tone”, tha Gresa Statovci, qytetare.
Në fund të garës, Ministria e
Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit të Kosovës, ndau nga nje mirënjohje per
pjesemarresit më aktiv në këtë aktivitet.