Connect with us

Ferizaj

PZHK-ja e Ferizajt kthehet në pikën zero, në fuqi planet rregullative të vitit 2012

Published

on

    Pas një beteje dyvjeçare nëpër Gjykata të Kosovës, drejtësia filloi të buzëqeshë për banorët e lagjes “Astrit Bytyqi” të cilëve Komuna e Ferizajt padrejtësisht dhe me shkelje ligjore, përmes miratimit të Planit  Zhvillimor, kishte nisur t’ua shndërrojë pronat e tyre në një kantier ndërtimi të lartë, në kundërshtim me vullnetin e shprehur të shumicës së pronarëve, që kjo zonë të mbetej lagje e ndërtimit të ulët.

Harta e koeficientit të ndërtimit – e palejuar në PZHK, sipas Gjykatës dhe Inspektoratit të MMPH-së

        Konkretisht, Gjykata Administrative në Prishtinë, me Aktgjykimin e djeshëm nr. 1675/2017 ka anuluar vendimin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor KSHA 926/17,  i cili gjatë vitit 2017,  pa bazë ligjore dhe pa i administruar provat e palëve,  pat hequr pezullimin e pëlqimit të Ministrisë së Planifikimit dhe i pat hapur rrugë Kuvendit të Komunës së Ferizajt që më 21 Shtator të vitit 2017  të miratojë Planin e ri  Zhvillimor 2017-2025.

Këshilltarët e grupit parlamentar të PDK-së të mbetur në seancë, abstenojnë gjatë votimit të PZHK-së 2017-2025, 21 Shtator 2017

     Implementimi i PZHK-së re nga administrata kaluar dhe nga administrata  e tanishme komunës së Ferizajt, ka rezultuar me dhënie të lejeve ndërtimore pa kriter dhe në kundërshtim me planet rregullative të Zonave 1,3,6,7 dhe 8 të cilat sipas ligjit janë ende ne fuqi.   

Plani Zhvillimor Komunal 2017-2015 i miratuar me përmbajtje të jashtëligjshme

       Mirëpo Gjykata Administrative me aktgjykimin e vet ka aprovuar provat e paditësit Imri Haliti, dhe ka gjetur se Komisioni i MMPH-së, gjatë shqyrtimit të ankesave, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Procedurën Administrative, nuk e kishte dëshmuar me prova se Komuna e Ferizajt i ka plotësuar kërkesat e vendimit të Inspektoratit të Ministrisë së Planifikimit, që nga Plani Zhvillimor të largohej kategorizimi i ndërtimeve të larta dhe të ulëta, sepse kjo ishte në kundërshtim me udhëzimin administrativ UA 11/2015, ku ceken përmbajtja dhe procedurat e miratimit të Planit të ri.

Gjykata Administrative ka vërtetuar se vendimi i Ministrisë ka kundërshtim në mes të përmbajtjes dhe dispozitivit dhe se nuk mund të bëhet analiza e ligjshmërisë së tij.

Gjykata Administrative poashtu ka gjetur prova se Komisioni i Ministrisë së Planifikimit ka pasur në përbërje persona që janë në konflikt të interesit, dhe se njëri nënshkrim në raportin e  komisionit të Ministrisë ka qenë i paautorizuar.

      Këto gjetje të Gjykatës Administrative i hapin rrugë edhe prokurorisë speciale të Kosovës që në bashkëpunim me Prokurorinë e Ferizajt të nisin hetime edhe kundër zyrtarëve të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor për keqpërdorim eventual të detyrës zyrtare dhe tejkalim eventual të kompetencave, në lidhje me shkeljet e vërtetuara të Ligjit 04/L-174 dhe Udhëzimeve përkatëse administrative, ndërsa banorëve të rrugës “Astrit Bytyqi” u mbetet në dispozicion mundësia që të ngrisin kallëzim penal dhe të kërkojnë dëmshpërblim për ”dëmet e mëdha e të pariparueshme”,  si prova të pranuara në aktgjykimin e kësaj Gjykate.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending