Zëvendësministrat nga Ferizaj tashmë në detyrë, siç duke kanë zgjedhur rrugën e padive civile për tu ballafaquar, siç thonë ata me shpifjet që po u bëhen atyre nga publicistët e gazetarët vendas. Derisa të premten që shkoi ishte zv. Ministër Xhavit Zariqi, ai i cili ngriti padi ndaj gazetarit Faton Mehmeti, sot është zv. ministri Mustafë Grainca, i cili dorëzoi një padi në Gjykatën e Ferizajt kundër analistit Dimal Basha. Grainca po akuzon Bashën se para disa ditëve e ka atakuar emrin e tij si afarist në një portal vendor duke e quajtuar kriminel dhe shkatërrues të qytetit, siç thotë ai, me qëllim të denigrimit të personalitetit të tij.
“Unë veç sa e dorëzova një padi për fyerje dhe shpifje ndaj meje nga një publicist, si i paditur në këtë rast, i cili në një shkrim editorial të botuar në një portal të mirënjohur, shkruan për mua duke mos pasur fare fakte reale. Në atë shkrim por vetëm mbi bazën e shipfjeve dhe fyerjeve ndaj meje për të denigruar personalitetin tim, qoftë në jetën politike por për të më dëmtuar edhe në jetën afariste, ku unë jam bashkëpronar në kompaninë “IDEA Invest” , ku zhvilloj një veprimtari legale dhe të regjistruar, dhe në shkrimet e tij që ai ka botuar kryekëput përdor shipifje dhe kjo është e qëllimshme për të më dëmtuar në këto dy fusha. Por besoj se janë faktet se personi i paditur pa fakte ka shpifur ndaj meje dhe Gjykata do të vërtetojë se në çfarë fakte është bazuar ai person në shkrimet e tij” tha Grainca.
Mustafa tha se padia e tij nuk nënkupton ndalimin e fjalës së lirë, por një mësim se fjala e lirë duhet të përmbajë fakte.
“Ne kemi faktet tona, dhe besoj se Gjykata do të thotë fjalën e fundit dhe nga kjo fjalë e fundit unë besoj se do të pasurohet shprehja e lirë e të shkruarit, pasi nuk mund të quhet mendim i lirë i të shkruarit për të goditur aq rëndë personalitetet qoftë të jetës politike, por qoftë edhe biznismenët që punësojnë, veprojnë legalisht duke ofruar të mira qoftë për vete por edhe për qytetarët e këtij vendi” – tha Grainca.
Në anën tjetër, analisti Dimal Basha, në kundërpërgjigjen e tij thotë se ka fakte të bollshme për të faktuar dëmin që e ka shkaktuar Grainca gjatë ndërtimit të objektit në “Lagjen e re”. Madje Basha shprehet se janë dëmtuar rrugët dhe jo imazhi i zëvendësministrit, pasiqë, sipas tij, pozita e një zëvendësministri është vetëm një rehatim klientelist.
“Ka të drejtë me ba akuzë kundër të tjerëve, por unë më shumë e shoh me kqyrë me na tutë neve për shkak të reagimeve si qytetarë që i bëjmë. Unë jam vetëm një prind i dy fëmijëve ku jetoj në një zone, ku zv.ministri Grainca, për shkak të ndërtimeve aty, është shkatërruar komplet lagjja. Është ofendim me qenë zv.Ministër pasi ato pare i marrin prej neve. Nëse ai mendon se është nënçmim me dalë kundër betonimit dhe shkatërrimit të rrugëve që i kanë bërë, mendoj se është nënçmim i qytetarëve që nuk po mundemi me u ngi frymë prej zallit dhe pluhurit. Në zonën ku jetoj janë 250 fëmijë që nuk guxojnë me dalë jashtë për shkak të kritereve 0 që bëjnë. Dhe këta e kanë guximin me dalë me na paditë neve pse ankohemi. Jane tu na pa neve si valutë, i shkatërron rrugët, pastaj e ka kryetarin, dhe me paret tona shkon i shtron qato rrugë që i shkatërrojnë këta”, u përgjigj Basha.
Basha thotë se ai është i gatshëm të përballet, edhepse një padi e tillë, atij i duket cinike.
“Unë i kam publiku në rrjete sociale, ka qenë asfalti i shtruar, kanë ardhur këta, e kanë shkatërruar atë asphalt. Me ligjin e rrugës, policia është dashtë me e dënu atë dhe është i obliguar me kthy në gjendjen e mëparshme, ndërsa për ligjin e zhurmës jo me punu para orës 7, ndërsa këta kanë punu edhe të dielave. Këtij vendi duhet me u tutë kriminelat e jo qytetarët, në një sistem të drejtësisë normal ky ka qenë dashtë me pritë në rend tu prit me pagu denime jo me paditë qytetarë. Në një vend normal kriminelët do të duhej të ishin pas grilave e jo duke ngritë padi ndaj qytetarëve“, deklaroi Basha në fund të konferencës së thirrur enkas për t’iu përgjigjur padisë nga Grainca.
Këmbimi i kritikave ndërmjet gazetarit
Basha dhe Zv. Ministrit Grainca, të cilën sot ky i fundit e shndërroi në padi,
filloi me publikimin e ankesës së gazetarit për dëmtimin e asfaltit dhe pengimin
e qarkullimit të automjeteve dhe kalimtarëve nga ndërtimet e larta në rrugën “Lidhja
e Prizrenit”, që përndryshe gjendet në zonën e ndërtimit të ulët, sipas planeve
rregullative në fuqi.
Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.
Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.
Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.
Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.
“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.
Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.
Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.
Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.
Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.
Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.