Ditët që do t’i kalojnë në vendlindje, mërgimtarët e Ferizajt, përveç aktiviteteve që mund t’i kenë planifikuar me familje, do të kenë mundësi të shijojnë edhe një sërë ngjarjesh kulturore që drejtoria e këtushme e kulturës i ka paraparë sivjet për të nderuar diasporën.
Sabri Pajaziti, nga drejtoria e cultures, tregoi se “Ditët e Diasporës” do të zhvillohen prej 26 korrikut deri më 2 gusht. Por këtë vit, në mungesë të qendrës së kulturës, aktivitetet kulturore do të organizohen vetëm në ambient të jashtëm, kryesisht tek sheshi i komunës.
“Siç e dini, kohët e fundit po kemi telashe ne munges të hapsirës për objeket kulturore dhe të gjitha aktivitetet do të realziohen ne sheshin e qytetit, kjo ndoshta në këtë periudhë nuk do të prish punë për shkak të verës, por që u dasht t’i plainfikojm ngjarjet kulturore që mund të organzohen në ambijnet të jashtme“, tha Pajaziti
Përgjegjësi i kultures në Ferizaj, Sabri Pajaziti, tregoi se listen e aktivitetve kulturore e kanë përpiluar kryesisht në bazë të kërkesave që mërgimtaret kanë pasur gjat viteve të kaluara.
“Do të ketë kryesisht aktivitete arëgtuese, është fjala për koncerte , aktivitete zbavitëse. Por që do të kete edhe aktivitete edukative – vedijësuese siq është edhe ekspoizta me eksponate në muzeun e qytetit, po ashtu do të ketë një aktivitete që do të organizohet nga drejtoria e bujqëisë, siq është panairi i produkteve ushqimore, pastaj do të ketë edhe më shumë aktivitete për fëmije, si dhe një aktivitete tradicional që bëhet për mërgimtarët në fshatin Mirosala në qendrën e këtij fshati”, tha Pajaziti.
Gjatë kësaj sezone të vizitës së mërgimtarëve, drejtoria e kulturës është e gatshme ti mirëpresë edhe aktivitetet eventuale që mërgimtarët mund t’i shfaqin për audiencën e këtushme.