Connect with us

Ferizaj

Donatorja nga Zvicra mbush klasën e perkusioneve

Published

on

Profesori i muzikës Kenan Bytyçi, tash e tutje orën mësimore të perkusionit do ta zhvillojë i përgatitur “top” me pajisje muzikore, falë donacionit të Julia Wagner nga Zvicra, një mikeshe të shkollës muzikore “Çesk Zadeja”.  Donatorja zvicrane ishte përkujdesur që kësaj radhe ta ndihmojë seksionin e perkusioneve, duke e kompletuar këtë klasë me pothuajse të gjitha instrumentet muzikore, përfshirë edhe bateritë e markës botërore “Pearl”.
Bytyçi thotë se deri dje orën mësimore e zhvillonte vetëm me një instrument muzikor, përkundër që ky profil parasheh disa instrumente, ndërsa tani e tutje këto  telashe nuk janë më.

 “Nuk kam mund me zhvillu as planprogramin që  e kemi, se kemi një laramani të instrumeteve, mësimin e zhvilloj me tri katër instrumente të ndryshme, në fillim e  kemi pasur vetëm një instrument dhe e kishim problem, por tani Julia na ka ofruar dhjetëra paisje dhe të cilat janë shumë  të nevojshme por edhe kualitative” – u shpreh profesori i perkusioneve Kenan Bytyqi.

Drejtori i shkollës së muzikës “Çesk Zadeja” thotë se  shkolla e muzikës në Ferizaj po mbushet me instrumente nga kjo donatore zvicrane e cila me vite po e ndihmon këtë shkollë. 

Është donacioni i disa-të me radhë që na vie nga Julia Wagner, është donacioni i 5-të që vie nga ajo zonjë që nuk rreshtë së na ndihmuari shkollën tonë. Ne realisht kemi shumë mungesa të instrumenteve dhe në komunikim me profesorin Astrit Mustafa ai i’a ka shprehur nevojat tona, dhe e kanë gjetur një bashkëpunim që po arrihet me i mbyllë hendeqet që i ka shkolla jonë”, tha drejtori Abazi.

Për këtë miqësi mes Julias dhe shkollës së muzikës së Ferizajt flet vetë iniciatori- klarinetisti Astrit Mustafa. Ai thotë se kjo familje nga Zvicra në fillim kishte sjellur paisje në Prishtinë por a’i kishte arritur që kontegjentet me paisje muzikore t’i orientojë në Ferizaj.

“Kosova sapo kishte dalur nga lufta dhe Julia dhe djali i saj ishin ardhur në shkollën e muzikës në Prishtinë dhe u mbajt një koncert për ta, unë ju thashë se mbase në Prishtinë mund të siguroheshin më lehtë instrumente, kurse në Ferizaj ishte shkollë që sapo ishte themeluar dhe kishte mungesa të shumta, ajo menjëherë e mori si të qëlluar dhe kontigjenti tjetër ka ardhur në Ferizaj e nuk është ndalur kurrë. Sot klasa e Kenanit është kalavesh me vegla, për këtë falenderojmë Julian dhe gjithë ata që kanë kontribuar për mbledhjen e këtyre veglave”, tha profesori Mustafa.

Donatorja zvicrane, Julia Wagner, kësaj here nuk kishte sjellur vetëm pajisje muzikore por edhe një bibliotekë me libra të rrallë të kompozitorëve zvicranë, të cilat vështirë se mund të gjenden nëpër librari apo biblioteka të rajonit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending