Connect with us

Ferizaj

Komuna mbyll sytë, ndërtuesi bën “dasëm”

Published

on

Gjersa policia me efikasitet po i gjobitë parkuesit ilegal në rrugën “Zenun Beqa”, kamionët, armatura dhe bllokat në afërsi, që e kanë  zënë peng rrugën “Lidhja e Prizrenit” për më se një vit, janë bërë të padukshëm për organet komunale të Ferizajt. Banorët e kësaj ane ankohen se shpeshherë në mëngjes janë të detyruar të gjejnë dalje alternative nëpër rrugica me zhavor e me gropa të shumta, sepse gjersa inspektorati komunal mbyll sytë në pikë të ditës së punës, kompania ndërtimore, e cila thuhet se është e lidhur me pushtetin,  “po bën dasëm”.  

Përveç se banorëve po u bllokohet lëvizja gjatë tërë ditës, kamionat e rëndë poashtu  ua kanë shkatërruar rrugën në tërësi.

Mafia e betonit i ka shkatërruar komplet rrugët tu dashtë me i arritë objektivat e veta,  me ndërtu ndërtesa e me u ba milionera.  Kjo rrugë ka qenë komplet e asfaltuar, dhe tani është shkatërruar nga kamionat me mbipeshë, edhe krejt lloçin që e ngrehin nga punishtja e kanë pru në asfallt dhe ne jemi të detyruar me thithë këtë pluhur. Unë e kam lajmëruar disa herë policinë, pasi me ligjin e rrugës këta janë të detyruar me pagu dënim dhe me kthy rrugën në gjendjen e mëparëshme,  mirëpo këta janë të lidhur me policinë dhe pushtetin,  e kemi njerin që është duke i kryer këto punime është zëvendësministër dhe këshilltar i Kryetarit të Komunës së Ferizajt , do të thotë është një dhuratë e PDK-së që kanë arritë me shkatërru komplet dhe këta nuk iu nënshtrohen ligjit. Një qytetar i thjeshtë me ba me parku veturën për 2 minuta, policia del e i’a fut dënim 50-60 euro, kurse këta le që parkojnë kamiona e armaturë, por i kanë shkatërruar rrugët dhe në fund çka ndodhë?  Vjen komuna e shtron asfalt dhe del pren shirita si arritje. Këta një herë shkatërrojnë, tani vijnë ia rregullojnë mafisë së betonit asfaltin që e kanë shkatërruar, dhe e shesin te qytetarët si arritje që e kemi shtruar. Unë jam për me punu por duhet me pas pak kritere. Këta e bllokojnë çdo ditë dhe nuk marrin leje, dhe kamionat që i qesin me lloç, kanë miliona me ndërtu ndërtesa e nuk i kanë 100-200 euro një kasher me i’a pastru rrotat para se me dal në rrugë”, – u shpreh i revoltuar banori i kësaj lagjeje, Dimal Basha.

Mërgimtari Demir Konjufca i cili ka ardhur për pushime në vendlindje, thotë se po të ndodhte në gjë e tillë ne vendet perëndimore, gjobat do të ishin marramendëse.

Nuk është në rregull kjo, në shtetet e perëndimit e lajmrojnë më herët që është e bllokuar, unë dje kam pritë një orë për me kalu këtupari me veturë, – tha Konjufca.

Gjatë ditës së sotme, TV TEMA kontaktoi me kryeinspektorin Ridvan Berisha për të marrë një pronocim lidhur me këtë problem madhor për banorët e “Lagjes së re”, mirëpo i njejti na drejtoi tek inspektori komunal i komunikacionit, i cili sot nuk ishte i qasshëm në telefon. Nga pluhuri i verës dhe balta e vjeshtës që vie nga ky ndërtim, më së shumti po vuajnë fëmijët e kopshtit publiko-privat “Engjujt” , i cili gjendet përballë kësaj punishteje ndërtimore.  Stafi i kopshtit të fëmijëve, prapa kamerës, bëri të ditur se fëmijët ende nuk e kanë shijuar as verën në oborrin e kopshtit, sepse qëndrimi jashtë nuk është i sigurtë e as i shëndetshëm për ta.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending