Connect with us

Ferizaj

Mbahet protesta “Mos e betononi gjelbërimin!”

Published

on

 Aktivistë të shoqërisë civile të udhëhequr nga OJQ “INPO”, përmes protestës kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit për të ndërtuar parking publik në parcelën e gjelbërt të ish – çerdhes publike në Ferizaj.
Protestuesit me pankarta në duar, protestën e nisën nga parku i çerdhes së vjetër, për të marshuar drejt sheshit të qytetit dhe objektit të Komunës së Ferizajt.
“Mos e betononi gjelbërimin”, ishte llogoja mbrojtëse e kësaj proteste, përmes së cilës u kërkua  që të ndalet aktiviteti i administratës së Agim Aliut që ka nisur të shkatërrojë parqet e qytetit një nga një.
Afrim Demiri në emër të shoqërisë civile, tha se Ferizaj ka marrë dukjen e një pakete betoni dhe përgjegjësia për këtë bie direkt tek pushtetarët.

“Asnjë përpjekje e komunës nuk mund ta arsyetojë vendimin për shëndërrimin në parking pothuajse të vetmit park të gjelbëruar në Ferizaj. Çdo arsyetim zyrtar nuk është asgjë më shumë se një demagogji dhe një fshehje e qëllimeve të ulëta përfituese. Nuk duhet të lejojmë shkatërrimin e parqeve dhe sipërfaqeve  të gjelbërta, përgjegjësia për këtë shkatërrim bie direkt mbi papërgjegjësinë politike. Shikoni qytetin tonë si duket, si një paketë betoni, lumi i betonuar, rrugët pa asnjë dru, shumëkatëshet pa dritare, po i prejmë pyjet shekullore dhe po mbjellen pishat xhuxhe në saksi, kjo është politika mjedisore e qeveritarëve tanë”, u shpreh në emër të shoqërisë civile gazetari Afrim Demiri.

Protestuesve nga shoqëria civile iu bashkangjitën edhe asambleistët nga Vetëvendosja dhe LDK-ja, të cilët thanë se ky park do të bëhej shumë i mirë me pak investime, duke e ripërsëritur se me vendimin komunal përveç se është shkelur ligji për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale,  janë shkelur edhe politikat ambinetaliste.

Për protestën e shoqërisë civile Kryetari i Komunës së Ferizajt  tha se po bëhet zhurmë pa nevojë pasi a’i do ta bëjë park atë vend por në një fazë tjetër, derisa vazhdoi të thotë se zmadhimi i kësaj çështje është bërë nga grupe dhe individë të caktuar. Aliu nuk e përjashtoi mundësinë që projekti Bashkimi i Qytetit mund të merr një pjesë të caktuar të kësaj parcele.

Burime të brendshme të projektit të  “Gropës” japin indikacione se projekti do të “gëlltisë” edhe oborrin e shtëpisë së pensionistëve, ndërsa ende nuk dihet se cili do të jetë fati i ndërtesës dhe banorëve të këtij lokacioni.  

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending