Connect with us

Ferizaj

“Edhe këta si ata”- Rahovica vuan pa infrastrukturë

Published

on

Është vetëm 10 kilometra larg qytetit, por fshati Rahovicë i Ferizajt ka vite që nuk ka gëzuar investime nga dora e pushteteve.
Ky fshat me afro një mijë banorë përballet me probleme të shumta infrastrukturore. Banorët ankohen se këtu nuk funksionon ujësjellësi, edhe pse para 8 vitesh ishin vendosur gypat e ri. Një problematikë tjetër shqetësuese për Rahovicas është lënia në gjysmë e rrjetit të kanalizimit, i cili tani atyre po ua rrezikon tokat bujqësore dhe bukën e gojës.

Problemet e tona janë me ujësjellës, nuk kemi ujë, jemi detyruar me hap puse për shkak të mungesës së ujësjellësit, ankesat kanë qenë të vazhdueshme, na kanë thënë se do të ketë ujë, por prapë është në mungesë. Kanalizimi është mbetur nëpër rrugë, pa gropë septike, përfshinë gjithë fushën, vështirëson edhe banorët që e shfrytëzojnë për mbjellje, por ndoshta në të ardhmen bëhet më mirë”, – tha Qerim Ramadani.

“Fshati jonë ka shumë probleme, si problem kryesor është uji i pishëm. Banorët kryesisht furnizohen me pusa që i kanë hapur vet, uji i pishëm edhe ashtu kur vjen ndonjëherë nuk është i pijshëm, pasi ka një ngjyrë dhe është i papastër, kjo mund të jetë shkak edhe i sëmundjeve. Kanalizimi ka filluar, është ndërtuar por nuk është përfunduar, gropa septike që është dashtë me u filtru uji, mos me dal uji i ndytë nuk është përfundu, dhe tani banorët ankohen që janë mbyllur pustetat dhe uji po rrjedh nëpër fushë dhe po e dëmton bujqësinë“, – tha Fadil Mahmuti.

Nga fillimi shahtat (pusetat) kanë qenë të mbyllura, në fillim gypat kanë qenë të ngushtë, dhe tani është problemi që bëhen ujrat e zeza, këtu janë afër edhe shtëpitë dhe është rrezik nga përhapja e ndonjë epidemie“,- tha një banor tjetër.

Banorët thonë se të gjitha këto probleme i kanë raportuar edhe tek ekzekutivi komunal, porse zgjidhje nuk është bërë, e kjo po i shtyn disa banorë që ta braktisin fshatin e tyre.

“Të gjitha këto probleme i kemi parashtuar shumë herë por janë hasur në vesh të shurdhër“, – tha Mahmuti.

Nga preferencat politike për investime në infrastrukturë, nuk janë të kursyer as banorët e fshatit Rahovicë. Gjersa ata e thonë se pushteti i kaluar kishte shtruar vetëm disa rrugica për militantët e vet, banorët thonë se logjika e njejtë po përsëritet edhe nga administrata e Agim Aliut, që nga ardhja e tij në pushtet në vitin 2017.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending