Connect with us

Ferizaj

Ferizaj përfiton grant nga Fondi për Ballkanin Perendimor

Published

on

Fondi për Ballkanin Perëndimor dje në Tiranë ka nënshkruar marrëveshje për përkrahje të 24 projekteve të dedikuara për  turizëm dhe ruajtje të trashëgimisë kulturore, e përfituese e njërit grant ishte edhe Komuna e Ferizajt.
Zëdhënësi Selim Marevci, i cili ishte pala nëshkruese në emër të Komunës së Ferizajt tha se ky projekt do të zbatohet mes Komunës së Ferizajt, Çairit të Maqedonisë Veriore dhe Cetinjes së Malit të Zi, pasi për të qenë  përfituese e këti granti,  është kriter të bashkëpunohet me komuna të tjera.

“Thirrja publike ka filluar në nëntor  të vitit të kaluar aplikimi ka qenë në fund të dhejtorit dhe kemi aplikuar në fushën e trashëgimisë kultuorre dhe asaj mjedisore, sepse kanë qenë dy fusha të tjera e arsimit dhe në kaudër të shoqrisë civile, por ne  e kemi parë të udhës që të aplkiojmë në fushën e trashëgimisë dhe të mjedisit, jemi partenere së bashku me komunën e Çairit dhe të Cetinjes . Jemi komunë priotare pasi i kemi ftuar dy komunat e tjera që të na bashkangjiten, pasi fondet ndërkombëtare kanë kriter që komunat të jenë bashkëpuneuse me komunat kufitare që e rrethojnë. Shumë shpejtë pritet të fillojë ky projekt, dhe kjo do ti paraprijë takimit  të kryetarit të komunës së bashku me dy kryetarët e komunave të Cetinjes dhe Çairit” – u shpreh Selim Marevci.

Sipas Marevcit, Komuna e Ferizajt është komuna e parë në rajon që është fitues e këti granti.

Është Komuna e Ferizajt nga të gjitha vendet anëtare të fondit ballkani perëndimor,  të Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjës, Shqipërisë dhe Kosovës, është komuna e vetme si institucion  përfituesja e këti fondi, dhe  ishte privilegj jo vetëm për komunën e Ferizajt por edhe shtetin e Kosovës“,- tha Marevci.

Përndryshe shuma e përgjithshme e fondeve që ndahen nga Fondi i Ballkanit Perëndimor për projektet që u ndanë dje në Tiranë arrin vlerën 260.000 euro.
Fondi për Ballkanin Perëndimor ka për qëllim të mbështesë projekte të përbashkëta rajonale në sferën e kulturës, arsimit, shkencës dhe zhvillimit të qëndrueshëm por edhe projekte që kanë të bëjnë edhe me temat si barazia gjinore dhe të rinjtë, ndërsa risi e këtij viti ka qenë futja e elementit të mbështetjes fincanciare edhe për media.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending