Demokracia Studentore, sot ka organizuar protestë me kërkesë për ndalje të punësimeve të paligjshme, që sipas kësaj organizate, po bëhen në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj nga rektorati aktual, duke kërkuar njëkohësisht edhe dorëheqjen e tij.
Grupi protestues kishte paraparë që protestën ta mbajë mbrenda oborrit të Universitetit, por meqë kjo nuk u lejua nga sigurimi i objektit, protestuesit e thyen rrethojën dhe u futën në oborr. Driton Ismaili, aktivist i kësaj organizate, tha se ky universitet është kapur dhe se udhëhiqet nga një rektor i cili është edhe anëtar i kryesisë së PDK-së në Skenderaj.
“Ne kemi shumë arsye e fakte që jemi mbledhur këtu, së pari janë keqpërdorimet financiare që ndodhin këtu, është mbyllja e programeve të cilat kanë qenë 6 programe ndërsa tash kemi vetëm 2 drejtime, ku agjensioni i akreditimit nuk i ka akredituar për shkak se kanë punësuar profesor të cilët nuk kanë ngritje profesionale, kemi një farë lloj nepotizimi të mbjellur mbrenda Univeristetit, ku llogo apo sllogan i këtij unversiteti është se nuk mundesh me qenë profesor këtu nëse nuk e ke librezën e PDK-së. Ne po kërkojmë që ky Universitet të funksionojë në bazë të kurikulave e jo në bazë të ligjeve që bëjnë i bëjnë vet.
Agron Bajraktari është një person i kapur politikisht dhe që është anëtar i PDK-së“- tha Ismaili.
Në protestë u tha se prokuroria po heshtë, pasiqë në këtë institucion është punësuar i biri i kryeprokurorit Jashari.
“Ne si organizatë e monitorojmë këtë universitet që pesë vite, ne që një kohë të gjatë u jemi adresuar prokurorisë që të merr masa, por duke pasur parasysh ndikimin e rektorit, prokuroria cdo herë ka hezituar. Në këtë universitet është punësuar Bujar Jashari, është punësuar gruaja e dekanit Lejla Ibrahimi me mbiemër të vajzërisë, po ashtu është Ibrahim Qinaku, i cili që tri vite është jashtë shtetit dhe merr pagë në universitet” tha Mexhid Ramusa.
Në
shenjë proteste, protestuesit vendosën një peshqir të
bardhë dhe një lule përkujtimore, duke thënë se
e pamja për këtë universitet do të zgjasë deri në
largimin e rektorit Bajraktari.