Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk ka shpallur zgjedhjet e mbrendshme mbrenda kësaj partie, por gjatë këtyre ditëve ky subjekt do ta bëjë të qartë datën se kur do të fillojë ky proces.
Kryetari aktual i kësaj partie në Ferizaj, Muharrem Svarqa, tha se ajo që dihet, është se këtë vit do të shpallen këto zgjedhje dhe dega e Ferizajt është e gatshme të shkojë në zgjedhje të brendshme.
“Sa i takon zgjedhjeve të brendshme të LDK-së, zgjedhjet të cilat mbrenda këti viti sigurisht se do të mbahen, por nuk mund të flasim për datën e saktë, se kur, por unë shpresoj se ato shpejtë do të shpallen dhe besoj se LDK si forcë kryesore politike në vend, do të organizojë zgjedhjet e veta të lira brendapartiake në harmoni me të gjitha dokumentet e partisë, zgjedhje të cilat do të mbahen në një frymë demokratike dhe sigurisht se do të nxirren figura të cilat do të avancojnë LDK-në dhe do t’i çojnë proceset përpara në mënyrë që LDK në zgjedhjet nacionale, kurdo që mbahen, ato ta merr pushtetin për të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj” – deklaroi Muharrem Svarqa.
Svarqa tha se LDK- është duke punuar që jo vetëm të zhvillojë zgjedhje mbrenda partisë por edhe ta shtyejë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“LDK është e gatshme, po ashtu punon që zgjedhjet të ndodhin sa më shpejtë që është e mundshme jo për LDK-në, por për Kosovën, ne gjendemi në një status-quo të vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës, i cili shtet po qeveriset nga një koalicion i pakicës, të cilët nuk e kanë shumicën në vendimarrje dhe të cilët i kanë hyrë proceseve me rëndësi nacionale, pa pasur një koncenzus paraparak poltik për t’i kaluar këto procese, ndoshta më të mëdha dhe më të rënda që ndodhen para Kosovës” – shtoi Svarqa.
Edhepse akoma nuk dihet data e zgjedhjeve të brendshme brenda LDK-së, kryetari i dikurshëm i Ferizajt paralajmëroi se prapë do të kandidohet për postin e kryetarit të degës së LDK-së. Ndërkaq burime brenda LDK-së bëjnë të ditur se deri tani janë paralajmëruar 7 kandidatura për postin e të parit të kësaj partie në Ferizaj, por gjer tani në kuloaret e këtij subjekti po lakohen vetëm e emrat e Muharrem Svarqës, Gëzim Kokollarit, Ekrem Mustafës dhe Blerim Graincës.