Salla e teatrit të qytetit ”Adriana” në Ferizaj, si hapësirë e vetme publike për kulturë që funksionon në qytet, nuk po shfrytzohet vetëm destinimin kryesor të saj, por pothuajse për të gjitha aktivitetet kulturore e artistike që organizohen në këtë komunë. Madje, skena teatrale nuk po kursehet as nga tubimet politike e organizimet e ndryshme institucionale nga rajoni ynë.
Drejtori i teatrit, Fatmir Hyseni, thotë se ky fakt po e vështirëson mjaft shumë realizimin e denjë të shfaqjeve teatrale.
“Një teatër në komunën e Ferizajt duhet së paku të ketë tri salla , ne kemi vetëm këtë sallë dhe kjo paraqet një ngarkesë të shtuar dhe pengesë në realizimin e shfaqjeve teatrale. Ne jemi munduar që të bëjmë kompromise të ndryshme, por kërkesat e qytetit janë shumë të mëdha. Pasi ka shumë grupe të ndryshme kulturore tani nuk e kemi edhe qendrën rinore, dhe ky kapacitet dhe vullnet për punë nuk mund të realizohen në këtë objekt. Ka raste kur janë 4-5 aktivitete në ditë dhe është një ngarkesë e jashëtzakonshme por dhe një ngarkesë për punëtorët kur duhet prej orës 8-12 të punojë “ tha Hyseni.
Drejtori i teatrit kërkon që të bëhet një zgjidhje për këtë problem, sepse salla e teatrit ka filluar edhe të dëmtohet prej aktiviteteve të njëpasnjëshme që mbahen brenda një dite.
“I plotëson shumicën e kushteve në aspektin profesional por është vetëm një sallë, dhe dëmtohet shumë, në fakt duhet të jetë salla për ushtrime e vecantë kurse salla për premiera duhet të ruhet, këto janë ato problem, madje nuk ka sallë të punëtorisë ku punohet skenografia, ndodhë që ne duhet mbrenda ditës ta largojmë skenografinë për një program tjetër dhe prapë ta vendosim dhe kjo është shumë e vështirë, është një gjendje e vështirë që kemi kaq pak objekte të kulturës dhe rinisë dhe besoj se duhet të mendohet që sa më shpejtë të bëhet e mundur që të kemi një infrastrukturë sa më të mirë për aktivitetet kulturore”,tha Hyseni.
Në drejtorinë e kulturës thonë se ky problem do të merr fund shumë shpejtë. Drejtoresha e kulturës, rinisë dhe sportit, Xhemile Murati-Shabani, thotë se këtë vit do të fillojë të ndërtohet pallati i kulturës dhe këto telashe do të marrin fund.
“Në Ferizaj shumë shpejt do të nisë projekti I ndërtimit të pallatit të kulturës një projekt mjaft madhor ku do të përfshihen pos sallës së koncerteve, salla e teatrit, muzeut, galerisë dhe kemi menduar që me një projekt të përbashkët të përfshihen shumë salla ndihmëse, dhe poashtu planifikohet të jetë edhe muzeu i kujtesës aty. Me realizimin e këtij projekti do të jetë një lehtësi shumë e madhe për teatrin, pasi do të mund te realizojë reportoarin e vet pa pasur pengesa nga aktivitete të tjera, poashtu në të njejtin vend në pallatin e kulturës do ti lëmë hapësirë edhe teatrit”, tha Murati-Shabani.
Ndryshe, salla e teatrit “Adriana” ne Ferizaj, ka kapacitet të pranojë rreth 200 spekatorë.