Të rinjtë ferizajas sot kanë themeluar Kuvendin e tyre, që do të udhëhiqet nga Vanesa Sadriu, e cila, pas një procesi zgjedhor, arriti të marrë 30 vota të kuvendarëve të rinj.
Vanesa si kryetare e re e Kuvendit të të Rinjve, tha se ajo ka disa objektiva që synon t’i arrijë përmes këtij kuvendi, të themeluar për herë të parë në Ferizaj.
“Jam shumë e lumtur që sot deputetet e kuvendit të
rinjve të Ferizajt më kanë emëruar kryetare e këtij
kuvendi dhe shpresoj që besimin që e kanë pasur në
mua do u’a kthej me shumë punë e dinjitet. Kam
mendu me pas një plan- program vjetor të punës, ku
kemi me pasur së paku një aktivitet në muaj, këto
aktivitete kanë me pasur për baz ngritjen dhe
fuqizimin e të rinjve për pjesmarrje gjithashtu edhe
ligjin për rini, që me u njoftë puna vullnetare si përvoj
pune”,tha Sadriu.
Kastriot Luma, Kryetar i Kuvendit të Rinjve të Kosovës, tha se formimi i këtij kuvendi, do ketë ndikim në zgjidhjen e disa problemeve tek të rinjtë, e posaqërisht tek proceset vendimarrëse.
“Këta të rinj, në Ferizaj por edhe në gjitha komunat e tjera, kanë një rol pothuasje përmbledhës të të gjitha aktiviteteve rinore, duke u munduar që përmes aktiviteteve që ata i bëjnë dhe përmes aktiviteteve që do të ketë, do të përfaqësojnë interesat e tyre në institucione. Po besoj që ky organizëm do arrijë t’i gjejë të gjitha ato probleme që janë ndoshta më thelbësore për rininë e Ferizajt, dhe përmes këtij kuvendi do arrijnë me i zgjidh problemet që i kanë të rinjtë” tha Kastriot Luma.
Kuvendi i të Rinjëve gjeti mbështetjen edhe nga institucionet e Ferizajt, pasiqë sipas tyre, të rinjtë tani kanë një adresë ku mund t’i shprehin problemet e veta.
‘Në Ferizaj, është për herë të parë ky kuvend, dhe ne jemi të kënaqur që po themelohet ky kuvend, do të ketë edhë përkrahjen tonë, dhe do të kemi një bashkëpunim të mirë me ta, ne do të përkrahim çdo ide të tyre” tha me këtë rast Kristina Gashi -Bytyqi, kryesuese e Kuvendit Komunal të Ferizajt.
“Në si komunë e kemi obligim që ti mbështesim inciativat dhe aktivitetet e tyre, dhe dihet që në Ferizaj ka shumë aktivtete vullentare dhe humane dhe ne kemi obligim edhe moral ti mbështesim, po ashtu kemi obligim që ti mbështesim edhe me infasrtrukturë, ku ju mundëson atyre që ti zhvillojn aktivitete ” deklaroi Xhemile Murati-Shabani, Drejtoreshë e kulturës, rinisë dhe sportit.
Kuvendi i të rinjve të Ferizajt që u themelua sot numëron 42 asambleistë.