Connect with us

Ferizaj

Shteti kërkon më shumë para nga Ferizajasit

Published

on

      Administrata Tatimore e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka arritur që gjatë vitit 2018, të grumbullojë afro 16 milionë euro, mjete këto të cilat i kanë shkuar buxhetit të shtetit nga taksapaguesit Ferizajas, duke mos përfshirë në këtë shifër edhe tatimpaguesit e mëdhenj që operojnë në këtë komunë. 
Por nga Ministria e Financave është kërkuar që  kjo vlerë për vitin 2019 të rritet për 16 %, pasiqë qeveria e ka planifikuar të rrisë buxhetin e konsoliduar në mbi 2 miliard euro. 

Drejtori i ATK-së në Ferizaj, Avdi Jakupi, shprehet se kjo kërkesë e Ministrisë do të jetë shumë sfiduese për ta.

Planifikimi për vitin 2019, neve na obligon që këtë vit të kemi një rritje të planit, që për neve do të jetë sfidë për neve si regjion, për 16% do të kemi rritje të planit nga viti 2018, dhe kjo do të jetë sfidë për neve me kapacitet që i kemi edhe të bizneseve por edhe të resurseve që i kemi ne brenda institucionit” tha drejtori Jakupi.

Jakupi tha se një ndër mënyrat për zbatimin e këti vendimi, është mbledhja e borgjeve që bizneset kanë ndaj ATK-së, por edhe nga gjobat të cilat ata do t’u shqiptojnë bizneseve, duke thënë se këtë vit në plan kanë inspektimin e ordinancave, avokaturat dhe bizneset të cilat ofrojnë produkte pa origjinë.

Ne jemi duke bërë projeksionet operative në ndërmarrjen e masave shtrënguse në inkasimin e borgjeve por njëkohësisht edhe jemi duke ndërtuar plane operative për vizita të radhës tek të gjitha aktivitetet biznesore në respektimin e  fiskalizimit, në rritjen e të hyrave. Çështjen e punëtorëve e kemi  pengesë shumë serioze pasi një numër i bizneseve nuk i kanë të sistemuar punëtorët në listën e pagave. Poashtu këtë vit do të zhvillojmë inspektim tek një numër i konisderueshëm i bizneseve për identifikimin e mallrave pa origjinë. Sivjet kemi projkesione që të merremi edhe me aktivtetet shërbyese shumë më tepër, do të merremi me ordinancat, avokaturën,  me shërbime të ndryshme financiare dhe tek të gjithë ata që krijojnë të ardhura nga shërbimet e tyre, do të shikojmë sa ata janë të përgjegjshëm në  respektimin e ligjeve tatimore”,  tha Jakupi.

Në anën tjetër, drejtori i ATK-së në Ferizaj, kërkon nga bizneset që të rregullojnë gjendjen e tyre, para se tu shkojnë inspektorat.


“ Ne i inkurajojmë bizneset që krahas vështërsive që ata i kanë, të bëjnë rregullimet  e tyre para se të vizitohen nga  zyrtarët tatimor, në mënyrë që të jenë në gjendje të rregullt  në aspektin e deklarimit, raportimeve, në aplikimin e arkave fiskale dhe në regjistrimin e punëtorëve që ata i kanë të angazhuar.  Në të kundërtën, ne do të detyrohemi të marrim masa për ta”,tha Jakupi.


Në këtë institucion u bë e ditur se në rajonin e Ferizajt janë afro 19 mijë biznese të regjistruara, porse nga ky numër janë vetëm 7 mijë biznese të rregullta, nga të cilat ATK arrinë të vjelë të hyra.
Gjatë vitit që e lamë pas,  ATK në Rajonin e Ferizajt  ka shqiptuar rreth 500 gjoba mandatore në vlerë prej mbi 100 mijë eurosh, ndërsa  vlera e borxhit që bizneset kanë ndaj ATK-së, e kalon vlerën e 35 milion  eurove.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending