Connect with us

Ferizaj

Ultimatum bizneseve për flamujt e origjinës së mallit

Published

on

 Vendimi i Ministisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e flamujve në raftet e marketeve  kosovare, përmes së cilave tregohet se prej nga produkti e ka origjinën, ka filluar të zbatohet edhe në Komunën e Ferizajt. 
Besim Uruçi, inspektor komunal në Ferizaj, thotë se ata janë duke i kontrolluar marketet dhe në disa produkte janë vendosur flamujt, por ende jo në të gjitha, pasi numri i produkteve në rafte është shumë i madh.  Sipas tij, pas disa ditësh të gjitha produktet do ti kenë të vendosura flamujt e origjinës.
“Me udhëzimin administrativ 20.2018, është vendosur që mënyra se si duhet të vendosen flamujt, ne kemi dalur në teren i kemi inspektuar subjektet ekonomike dhe u kemi dhënë urdhër që në afat sa më të shpejtë të vendosen këta flamuj. Ka filluar ky proces mirëpo bëhet fjalë për një numër të madh të produkteve dhe ka nevojë për një kohë më të gjatë për vendosjen e tyre. Ne u kemi dhënë kohë subjekteve afariste me e pa se si po veprojnë ata, dhe ata kanë filluar këtë proces, disa edhe i kanë përfunduar por ne jemi në përcjellje të tyre”, tha Uruçi.
Uruçi thotë se nuk përjashtohet asnjë produkt që mos të ketë flamur, përfshirë edhe tekstilin.
“Udhëzimi administrativ e ka paraparë se si duhet të vendoset flamuri. Flamuri duhet të vendoset në anën  e majtë të cmimit, në madhësi 2 centimetra me 4 centimetra, madhësia mund të jetë edhe më e madhe por jo më e  vogël, ajo duhet të jetë e qartë për konsumatorin me pa se çfarë produkti është dhe prej cilit shtet është. Bëhet  fjalë për të gjitha produktet, edhepse është fjala për dhjetra mijëra produkte dhe kërkon një logjistikë më të madhe prej subjekteve. Por ne jemi duke përcjellur vendosjen e flamujve dhe do të marrim masa nëse nuk vendosen flamujt, ligji është i qartë për çdo produkt, duhet të vendoset origjina e atij produkti”,tha Uruçi.
Nga ana tjetër, qytetarëve po i’u pëlqen një veprim i tillë.
 “Ky veprim është i mirë, veçanarisht ata që nuk dëshirojnë të marrin produkte të Serbisë e kanë flamurin e Serbisë dhe e kanë shumë më të lehtë. Tani nuk kemi më vështërsi për me shiku produktin se nga është,  është shumë më lehtë për ne”, deklaroi Samir Aliu, konsumator.

“Është një lehtësim shumë i mirë për ne, edhe ne duhet tua lehtësojmë  pak politikanëve që produktet tona t’i shfrytëzojmë dhe kjo tani është në dorën tonë, dhe është mirë se tani në bazë të flamurit e dijmë origjinën e produktit”, tha Bedri Zeqiri, konsumator.
Bizneset që nuk e respektojnë këtë udhëzim administrativ do të gjobiten nga 1 mijë deri 10 mijë euro. Por pa u dënuar nuk do të shpëtojnë as personat përgjegjës të subjektit, ku gjoba e përcaktuar për ta do të sillet nga  400 deri në 2 mijë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending