Connect with us

Ferizaj

Për një vit 14 të vdekur nga aksidentet në trafik në Ferizaj

Published

on

14 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në komunikacion gjatë vitit 2018 në rajonin e Ferizajt. Në këtë vit që po lëmë pas, u shënuan tri vrasje. Kështu u bë e ditur në një konferencë për media të Policisë së Kosovës në Ferizaj.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Ferizajt Basri Shabani, tha se këtë vit është ulur dukshëm numri i aksidenteve dhe grabitjeve krahasuar me vitin 2017.

 “Kemi pasur 3 vrasje gjatë këtij viti dhe që të 3 rastet janë zbuluar, ndërsa në vitin 2017 kemi pasur 2 vrasje. Tek grabitjet kemi pasur një rënie prej -10% dhe sa i përket grabitjeve në përgjithësi në Kosovë edhe tek ne kemi pasur si sfidë, megjithatë fatmirësisht krahasuar me vitin 2017 kemi pasur një rënie dhe shumica e grabitjeve janë të zbuluara. Po ashtu, objektiv ka qenë ulja e aksidenteve të trafikut që është sfidë në përgjithësi për Policinë e Kosovës. Kemi arritur që aksidentet me fatalitet t’i ulim nga 16 në 9, aksidentet me lëndime kemi –2.4%, aksidentet me dëme materiale -28.3%, ndërsa gjithsej aksidentet i kemi me -20%, ndërsa kur jemi tek personat e vdekur në vitin 2017 kemi pasur 18 persona të vdekur, ndërsa 14 persona të vdekur apo -22.2%”, tha Shabani.

Shabani tha se në vitin 2019 planifikojnë të vendosin radarë statik përmes së cilëve synojnë parandalimin e aksidenteve në trafik. Si sfidë që po i përcjell ndër vite, ai theksoi veturat e parkuara nëpër trotuare të cilat po ua vështirësojnë lëvizjen qytetarëve.

“Sa i përket parkingjeve është goxha sfidë edhe për ne kjo për shkak edhe të infrastrukturës nëpër qytetet tona duke e ditur se mungojnë hapësirat publike për parking të automjeteve, megjithatë nuk është arsyetim që të bllokohen trotuaret dhe të rrezikohen këmbësorët dhe kjo mbetet një sinjal për ne që t’i kushtojmë rëndësi më shumë parkingjeve të parregullta dhe lirimin e trotuareve. Ndërsa sa i përket monitorimit të kamerave dhe shfrytëzimit të tyre mund të them me përgjegjësi se ne përpiqemi në maksimum t’i shfrytëzojmë. Ato kanë ndikuar diku për 10% në parandalim të rasteve dhe kanë ndihmuar në zbulueshmëri të rasteve, ndërsa për të monitoruar  dhe për të parandaluar përmes kamerava diçka është  problem derisa nuk kemi radarë statik të vendosur, vetëm në atë mënyrë do të kishte efekt pozitiv edhe parandalim kur i kemi radarët statik, por unë mund të them se në janar të vitit të ardhshëm është një donacion nga shteti hunagrez dhe fillon montimi dhe vendosja e radarëve statik në të gjitha rrugët magjistrale dhe në ato rajonale”, tha Shabani.

Policia e Ferizajt apeloi tek qytetarët që të kenë kujdes në përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë festimit të ndërrimit të moteve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending