Connect with us

Ferizaj

LVV kritikon punën një vjeçare të qeverisë lokale

Published

on

Punën një vjeçare të ekzekutivit ferizajas, Lëvizja Vetëvendosje në  këtë qytet, e konsideron të njëjtë me atë të qeverisjes së Muharrem Svarqes.

Kryetari i kësaj partie në Ferizaj Valon Ramadani, tha se edhe gjithë këto vite pas luftës shumë fshatra të Ferizajt, por edhe lagje të qytetit, vazhdojnë të ballafaqohen me mungesë të ujit të pijshëm.

“Është për keqardhje që edhe 20 vite pas luftës ende duhet kritikuar që fshatrat si Gremja e shumë  të tjera, e disa pjesë të qytetit, ende nuk kanë ujë të pijshëm e probleme me ujëra të zeza, po ashtu sikurse kryetarët e kaluar edhe ky i tanishmi edhe pse ka premtuar rrugë për fshatrat si Tërrn e Bablak ata ende janë në gjendje të mjerueshme dhe sigurisht një gjendje e tillë është edhe në disa fshatra të tjera dhe në disa lagje të zonës urbane. Po ashtu gjendja me punësime nepotiste nuk ka ndryshuar fare nga e kaluara”, tha Ramadani.

Ndërsa,asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje Evetare Azemi, tha se këshilltarët e kësaj partie në Kuvendin Kommunal, kanë qenë avokat të qytetarëve ferizajas gjatë këtij viti.

“Vetëvendosje ishte një avokate në mbrojtjen e brengave të qytetarëve duke i adresuar të gjitha në adresën, vendin dhe kohën e duhur në Kuvendin Komunal, prandaj që në fillim ne ngritëm zërin, pra nuk u pajtuam me ndryshimin e lokacionit të varrezave të qytetit, ndryshimin e lokacionit të spitalit, madje në kundërshtim me Planin Zhvillimor të Komunës, për të cilën gjë e kemi ngritur zërin kundërshtues në Asamblenë Komunale. Kemi kundërshtuar marrëveshjen dy palëshe ndërmjet komunës dhe ”Caritas Kosova” sepse ishte e kundërligjshme, për çka edhe e kemi lëshuar seancën. Kemi ngritur zërin ndaj ndërtimeve pa leje, të cilat kanë ngufatur qytetin dhe për të cilat kemi inicuar një seancë të jashtëzakonshme. Kemi  pasur edhe mospajtime me punësime partiake e ato familjare”, tha Azemi.

Në këtë konferencë të thirrur për media, Lëvizja Vetëvendosje foli edhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie, ku u tha se ky proces  do të përfundoj shumë shpejt me zgjedhjen e kryesisë së partisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending