Connect with us

Ferizaj

Miratohet Rregullorja për Taksa, Tarifa dhe Gjoba Komunale

Published

on

Rregullorja për Taksa, Tarifa dhe Gjoba Komunale, edhe sot ishte pikë e rendit të ditës së Kuvendit Komunal. Për këtë rregullore që është diskutuar disa herë nëpër mbledhjet e këtij Kuvendi, sërish u shfaqën pakënaqësi. Ekzekutivi pohoi se në këtë dokument janë futur të gjitha propozimet e partive opozitare, gjë e cila u mohua nga këta të fundit. Megjithë pakënaqësitë e shprehura, në fund ajo u miratua me shumicë votash.

“Nuk po shoh ndonjë ndryshim, përpos nja dy-tri pikave, kam propozu që zyra e avokatëve dhe auditorëve mos me pagu taksë, këmbimoret mos me pas taksë komunale, për fëmijët e familjeve të dëshmorëve për t’u regjistruar në çerdhet publike të hiqen krejt dhe asnjë nuk është inkorporuar”, tha Shkëlzen Selmani nga LDK.

“Krejt çka kam pa që ka ndryshu janë ato pika të cilat i kam propozu unë dhe njëkohësisht që i ka pas edhe shefi i grupit të PDK-së, Arian Imeri, konkretisht është ndryshu për bankomatët e zonave dhe propozimet e mia asnjë nuk janë përfillur, madje i kam dërguar edhe me shkrim“, tha Balton Dërguti nga LDK.

“Balton nuk është e vërtetë se i kemi inkorporuar vetëm të Arianit në rregullore, për shkak se ato të cilat jeni pajtuar të gjithë i kemi inkorporuar, por nuk do të thotë se të gjitha janë ndryshuar përsëri, me ato të cilat jemi pajtuar ne i kemi inkorporuar”, tha Drejtoresha e Financave, Sebahate Ajeti.

Në këtë seancë, debat nxiti edhe propozim-vendimi për vënie në diskutim publik të draft planit të veprimit të Zyrës për Informim. LDK-ja, kritikoi pushtetin për jotransparencë, ndërsa udhëheqës të qeverisë lokale u lavdëruan se asnjëri pushtet paraprak nuk ka qenë më transparent se ky që është tani.

“Nuk mundeni me bë faqen e komunës si faqe të PDK-së, hyni aty dhe shihni  fotot e diskutimeve në KK të Ferizajt dhe në foto është vetëm Arian Imeri, ka raste kur nuk është Ariani, por se atëherë prezent ka qenë Agim Aliu në Kuvend”, tha Balton Dërguti nga LDK.

“Nëse ne flasim për transaprencë atëherë le t’i publikon Luli të gjitha lejet e ndërtimit që i ka dhënë”, tha Muharrem Svarqa nga LDK.

“Nëse dikush ka një memorie institucionale besoj që e kam unë për shkak të së kaluarës, vendimet të cilat sot publikohen asnjëherë nuk janë publikuar më herët”, tha nënkryetari i komunës Naim Ferati.

“E ke të vështirë me mbrojt shefin aktual para ish-shefit tënd, por realitet është që fjala transparencë është minimum që mund të thuhet për këtë qeverisje”, tha Gëzim Kokollari nga LDK.

“Fatkeqësisht po bëhet debat LDK-PDK, LDK po pretendon se e di krejt çka po bëhet, por shtrohet pyetja se si po i di, prandaj lidhet me barcoletën ku po e di që po i marrë nga dy lugë, tash po jam t’u i marrë vetë, edhe këta po e dinë se çka janë t’u ba se u kanë ba vet”, tha Xhavit Zariqi nga AAK.

Në mbledhjen e sotme u miratua edhe Strategjia Komunale për Personat me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Ferizajt si dhe Plani i Veprimit.  Asamblistët vendosën për Mbrojtjen e Vlerës së Natyrës: Bifurkacioni i Lumit Nerodime në Ferizaj si Monument i Natyrës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending