Connect with us

Ferizaj

Kuvendi nuk e anulon vendimin për marrëveshjen me Caritasin

Published

on

Kërkesa e Ministrisë së Financave për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit Komunal rreth marrëveshjes së bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të komunës së Ferizajt dhe organizatës “Caritas Kosova” për projektin për ngritjen e përkujdesit social, shëndetësor, shtëpiak dhe ambulantor në Ferizaj, ka ngjallur debat në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Ferizajt. Që në fillim të mbledhjes, u kërkua që shfuqizimi i vendimit të futet në rend të ditës meqë kjo ministri ka konstatuar që ai vendim është në kundërshtim me Rregulloren e Ministrisë së Financave Mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik të Organizatave Joqeveritare.

“Kthimi i vendimit të marrëveshjes mes komunës dhe Caritasit që është kërkuar brenda 30 dite që të sillet në Kuvend për anulim të asaj marrëveshje dhe besoj që afati 30 ditë ka kaluar, nëse mbetet për seancat e 2019 është tepër vonë dhe po besoj që e keni për obligim që ta futni si pikë të rendit të ditës që ta anulojmë atë vendim që është marrë”, tha Enver Haliti nga LVV.

“Edhe unë jam pro propozimit të Enverit që kjo të diskutohet, nëse nuk keni guxim me diskutu këtë pikë kjo është çështje tjetër, tek e fundit futeni në pikë të fundit dhe në fund lëshone seancën dhe thuani që nuk ka korum dhe nuk mbahet mbledhja, por e keni obligim me qit si pikë të rendit të ditës”, tha Nehat Mustafa, asamblist i pavarur.

Ky propozim mori votat e mjaftueshme të futet si pikë e rendit të ditës. Kërkesën e Ministrisë së Financave e arsyetoi nënkryetari Naim Ferati, ndërsa opozita këmbëngulte që kërkesa e ministrisë për shfuqizim të vendimit të merret parasysh.

“Ne si qeverisje lokale kemi kërku mendim nga Qeveria dhe ministritë përkatëse për arsye se ata nuk e kanë zbatuar edhe një fakt se kjo marrëveshje për t’u realizuar është paraparë edhe në fondin buxhetor për vitin 2019 dhe është planifikuar që të paguhet kjo marrëveshje nga mallrat dhe shërbimet dhe jo nga subvencionet, pra  e kemi të miratuar në buxhet që për shërbime shëndetësore janë ndarë mjetet, por fatkeqësisht ministria nuk e ka pas këtë informacion”, tha nënkryetari Naim Ferati.

“Nuk është e rëndësishme se a paguhet prej subvencionet, nuk është anuluar ajo për shkak të subvencioneve dhe nuk është arsyetim i mirë që janë të planifikuara mjetet për vitin 2019 se kemi të bëjmë me një marrëveshje që ka gjetë zbatim në vitin 2018, prandaj ne jemi para një akti të kryer që duhet të anulohet kjo marrëveshje, por në momentin e anulimit të rregullores së vitit 2017 për financim të organiatave unë shpreh zotimin tim se ne si LDK do ta votojmë një një marrëveshje të tillë”, tha Muharrem Svarqa.

“Ky vendim duhet të shfuqizohet sepse ështët në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, është e qartë, nuk negociohet ligji, ne duhet ta shfuqizojmë këtë marrëveshje, nëse krijohen rrethana të tjera atëherë sjellet vendimi nuk kemi qenë kundër kësaj marrëveshje, por kemi qenë kundër formës se si është sjellë në Kuvend”, tha Enver Haliti, LVV.

“Vonesat që po i bëjmë në anulimin e këtij vendimi a i kushtojnë komunës apo jo, sepse t’u punu jerum po dalin kësi vendime, ne duhet të diskutojmë se si me ba zgjidhjen ligjore që ata njerëz që janë në punë dhe janë mashtru së paku t’u vazhdohet kontrata deri në fund”, tha Nehat Mustafa, asamblist i pavarur.

“Çdo vendim ju i keni shty institucionet për të mos e dërguar me kohë, për t’i kriju vetës kohë ose është forma tjetër që ju i keni dy menaxherë kryesor të postës ndoshta po i nalin në postë”, tha Gëzim Kokollari, LDK.

“Posta si postë është një institucion i besueshëm, posta nuk bënë asi gjëra, këtu flitet publikisht, por mbi të gjitha vendimet e ministrisë nuk vijnë përmes postës, por vijnë në linjë direkte”, tha Luan Jahiri, PDK.

Pavarësisht këtyre diskutimeve, shfuqizimi i vendimit që ka të bëj me marrëveshjen e komunës me Caritasin nuk ndodhi, në mungesë të votave të mjaftueshme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending