Connect with us

Ferizaj

Klubi i karatesë “Kastrioti” shënon 40 vjetorin e themelimit

Published

on

Klubi i karatesë “Kastrioti” në Ferizaj, ka shënuar 40 vjetorin e themelimit. Në një ceremoni të organizuar nga ky klub, u tregua për rrugëtimin e këtij klubi për katër dekada me radhë.

“Me pavarësimin e sporteve në vitet e 90-ta KK ”Luftëtari” u transformua në KK “Kastrioti”, e që prej themelimit e deri në ditët e sotme KK “Kastrioti” ka për çka të krenohet, nga ky klub kanë dalë garues kulminant të të gjitha niveleve në gara kombëtare e ndërkombëtare, nga ky klub kanë dalë mjeshtër e instruktorë që ushtrojnë edhe njësitë elite në ushtritë e huaja, nga ky klub kanë dalë referë cilësor që referojnë në arenën  kombëtare e ndërkombëtare, nga ky klub kanë dalë trajnerë që kanë arritur suksese të mëdha, në këtë klub u kultivua sporti, disiplina, dija dhe atdhedashuria”, tha Raif Musa, trajner në klubin e karatesë “Kastrioti”.

“Kastrioti” mburret me shumë rezultate, por më të veçantat janë se në mesin tonë ka kampionë të Kosovës, kampionë mbarëkombëtar, kupa dhe kampionate individuale ballkanike siç është Alma Loku fituese e kupës botërore në Kroaci, ku ka hy në historinë e karatesë së Kosovës, ne si “Kastriot” krenohemi me këto rezultate që kemi arritur si në arenën kombëtare, ndërkombëtare, evropiane, botërore, ku një kohë nuk kemi pasur mundësi me dalë jashtë Kosovës, por ne kemi depërtuar duke iu falënderuar  profesorit Fahri Mahallës”, tha Gani Mahalla nga klubi “Kastrioti”.

Kurse, themeluesi i klubit të karatesë ‘’Kastrioti”, Fahri Mahalla, kërkoi që të investohet në sport, pasi sporti përveç që është ambasador i një shteti, është edhe ruajtës i shëndetit.

“Ju sportistë jeni ambasadorët më të mirë të kombit, pasi duke prezantuar vetën prezantoni kombin, prandaj duhet të jeni shembull për të tjerët me kulturë të lartë, prandaj respektimi i rregullave sortive është me rëndësi, ndërsa prindërve u kisha kërkuar që t’i angazhojnë fëmijët që të merren sa më shumë me sport, sepse marrja me sport është edhe ruajtje e shëndetit”, tha Mahalla.

Drejtoresha e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati- Shabani, tha se Ferizaj krenohet me sukseset e klubeve sportive, teksa theksoi se janë duke bërë përpjekje që të përmirësojnë infrastrukturën sportive në këtë qytet.

“Ndjehem e nderuar pasi në moshën e re edhe unë isha një ndër sportistet që isha pjesë e këtij klubi dhe ajo që mund t’iu them është se vitin 2019 do ta fillojmë mbarë pasi jemi duke kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe viti 2019 do të na pres me shumë projekte sa i përket objekteve sportive ku vitin 2019 do ta fillojmë me një pishinë gjysmë olimpike, e kemi filluar qendrën sportive në Greme, po ashtu do të kemi edhe shumë objekte të tjera dhe më e veçanta është palestra për sporte individuale. Ne si komunë ndihemi të nderuar me sukseset që na i ka sjellur klubi i karatesë “Kastrioti”, tha ajo.

Në fund të kësaj ceremonie u ndanë mirënjohje për anëtarët dhe përkrahësit e klubit ”Kastrioti” ndër vite.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending