Qytetit të Ferizajt iu shtua edhe një qendër tregtare. Është kjo “Emona Center” e cila ofron produkte ushqimore, shtëpiake dhe tekstil. Kjo qendër u tha se qytetarëve të këtushëm do t’u ofroj shërbime cilësore, por edhe çmime më të lira. Përfaqësues të “Emona Center”, thanë se ky biznes për shkak të besnikërisë, ofertës dhe shërbimit ka marrë edhe çmime ndërkombëtare.
“Emona Center” së bashku me ekipin e saj në krye me Agron Mikullovcin, shfrytëzon gjithë potencialin e vet që të ketë klientë lojal dhe të kënaqur me shërbimet tona, këtë e dëshmojnë edhe dy çmimet ndërkombëtare që i kemi marrë për këtë fushë. Përndryshe, klientët, qytetarët e Ferizajt nga sot kanë mundësi të kenë qasje në një pikë moderne ku janë të ekspozuar mbi 30 mijë artikuj të ndryshëm ushqimor , shtëpiak, tekstil, të renditura në një hapësirë me mbi 7 mijë metra katrorë. Po ashtu, kemi edhe një parking modern ku me traka lëvizëse si në aeroportet moderne, pa e lagur shiu konsumatorin mund të vjen dhe t’i marrë shërbimet tona”, tha Flamur Mripa.
Menaxheri Mripa, tha se përveç çmimeve të favorshme, ”Emona Center” do të kujdeset që çdo javë të ketë promocione në produkte të caktuara.
“Në Kosovë ka një konkurrencë jashtëzakonisht të madhe në këtë sektor të marketeve, me atë që ne dallohemi nga vështrimet ndërkombëtare që kemi marrë vlerësimet tashmë ku në mesin e tyre siç thash është lojaliteti, pra këtu çmimi që ekspozohet i favorshëm nuk është i rrejshëm, por shumë i drejtë. Në vazhdimësi do të ketë promocione, por do të kemi edhe një lojë shpërblyese ku klientët tanë fitojnë aktualisht nga 20 euro blerje gratis të produkteve që janë pjesë e lojës”, u shpreh Mripa.
“Emona Center” e cila ndodhet në ndërtesën prapa Stacionit të Policisë, hapi pikën e dhjetë në Ferizaj ku ka punësuar 70 punëtorë, kryesisht nga kjo komunë.