Connect with us

Ferizaj

Rritet çmimi i bukës në Ferizaj

Published

on

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për aplikimin e takës doganore në vlerën 100 për qind ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, ka ndikuar në ngritjen e çmimeve të disa artikujve të domosdoshëm ushqimor në Kosovë. Çmimi i bukës është rritur në 0.40 cent edhe në komunën e Ferizajt, ku përveç bukës rritje të çmimit ka pasur edhe në byrek që me çmim të tanishëm është bërë 0.80 cent.

Furrtarët ferizajas thanë se ngritja e çmimit të miellit ka ndikuar edhe tek ngritja e çmimit të bukës.

“Nuk është vendim i imi ky por është vendim i krejt furrave, arsyeja që është ngritur çmimi i bukës është ngritja e çmimit të miellit, kështu që të gjitha shpenzimet shkojnë paralel dhe ne jemi të obliguar me rrit, arsyeja kryesore është taksa, neve na kushton ndoshta, por ia vlen se e dimë që nuk punojmë me një armik, ndërsa sa mund ta furnizoj qytetarin Kosova me miell nuk e di, por furnzimi me miell është bërë gjithmonë nga Serbia dhe tash që e kemi ndërprerë ka reflektuar edhe tek çmimi, arsyeja kryesore është taksa, kurse çmimi i miellit është diku 0.37 cent”, theksoi Imri Xhafa, pronar i furrës “Xhafa” në Ferizaj.

Ngritjen e çmimit të bukës nuk e mirëpritën qytetarët ferizajas.

“Jam informuar mbrëmë se është ngritur çmimi i bukës, nuk e kemi pritur mirë, nuk është lajm i mirë, por e kanë vendosur furrat dhe ne duhet të pajtohemi, taksa ka ndikuar në rritjen e çmimit të xhepit tonë, është e dëmshme për popullin pasi 40 cent është shtrenjtë, një familje 5 anëtarëshe 3-4 bukë me i ble kushton”, tha Sami Hasani.

“Sot është ngrit çmimi bukës e dinë ndoshta furrtarët më mirë, por nuk është e arsyeshme, ne duhet t’i shfrytëzojmë rezervat që i kemi e pastaj të ndërmerren veprime të tjera”, tha Ismet Maliqi.

“Nuk është mirë ngritja e çmimit pasi ndikon direkt tek popullata’’, tha një tjetër qytetar.

Kosova asnjëherë nuk ka arritur të përmbush në tërësi nevojat e veta për grurë. Sipas të dhënave zyrtare, Kosova sivjet i plotëson nevojat e popullatës me prodhimin e grurit, me vetëm rreth 50 për qind.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending