Qendrës multifunksionale “The Village-Shopping and Fun”, iu shtua edhe një kafene e stilit krejt ndryshe. Është ky lokali “Katër Stinët” që për nga natyra e shërbimit, por edhe vet ambientit brenda, dallon nga bizneset e tjera. Menaxheri i kësaj kafeneje Ilir Rexhepi, tha se ky vend është dizajnuar kryekëput nga arkitekti Ilir Xhaferi, i cili ka bërë që kjo hapësirë të duket unike në të gjitha mënyrat.
“Arkitekti me të cilin kemi bashkëpunuar është profesionist që stilin e ka shumë unik, por edhe mënyrën e punës e ka shumë unike, se ai zakonisht nuk planifikon përpara se si do të duket lokali, por shkon me intuitë dhe gjithçka është me shije dhe me stil. Kjo mendoj është ajo që na ka veçuar edhe si biznes i kësaj natyre prej të tjerëve. Përndryshe, tek ne është edhe këndi për fëmijë i cili është po ashtu në stilin komplet unik, ndoshta është koncepti i vetëm në Kosovë ku fëmijët mund të risocializohen duke lexuar, luajtur me lodra të lehta si dhe vizatuar. Për fëmijët kemi angazhur edhe edukatoret të cilat kujdesën për ta gjatë qëndrimit sa do ta jenë këtu”, tha Rexhepi.
Ndalimi kategorik i pirjes së duhanit brenda dhe mosshërbimi i alkoolit, janë ato që e dallojnë edhe më shumë kafenenë “Katër Stinët”, ndërkaq kafeja, sipas përfaqësuesve të këtij biznesi, është e veçanta e tyre.
“Kafetë i kemi të produkteve cilësore, do të thotë ne jemi përfaqësues të kafesë “Manuel”, është brend me renome botërore, i kemi 6 lloje të kafesë dhe kemi çajëra organik, përveç këtyre në filtera. Ndërkaq, sa i përket kuzhinës nuk e kemi të plotë, pasi që kemi vendosur të shkojmë vetëm me katër lloje të ushqimeve të menusë sonë, do të thotë këtu shërbejmë sallata, pica, rizoto dhe pasta, por brenda këtyre ushimeve ka lloje të ndryshme shijesh, thjeshtë nuk kemi dashtë të kemi kuzhinë të rënduar me mish apo të tjera, pasi që për ushqime të tilla ka mjaftueshëm vende ku familjet mund t’i frekuentojnë”, tha Rexhepi.
Në kafenenë “Katër Stinët” janë punësuar 28 punëtorë, ndërkaq ky biznes në Ferizaj operon edhe me dy lokale të tjera “Kino Bar” në qendër të qytetit, si dhe “Venio” afër Gjykatës Themelore. U tha se në këto tri lokale janë të angazhuar rreth 80 punëtorë.