Connect with us

Kosovë

Ambasada amerikane: Tranzicioni i FSK-së, e drejtë sovrane e Kosovës

Published

on

Ambasada amerikane në Kosovë ka konfirmuar edhe një herë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në siç ka thënë, forcë me mandat për mbrojtje territoriale.

Ambasada e ka konsideruar këtë hap si të drejtë sovrane për Kosovën.

Përmes një deklarate, Ambasada ka thënë se “këto ligje nuk sjellin asnjë ndryshim të menjëhershëm në strukturën, misionin apo operacionet e forcës, por ato përfaqësojnë fillimin e punës praktike e të vazhdueshme për ndërtimin e një force transparente, shumetnike dhe të ndërveprueshme me NATO-n që iu shërben të gjitha komuniteteve të Kosovës, në pajtim me planin dhjetëvjeçar për tranzicion të Qeverisë së Kosovës”.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin me aleatët dhe partnerët e NATO-s dhe për t’u angazhuar në punën afruese në terren me komunitetet pakica tani dhe gjatë tërë procesit të gjatë shumëvjeçar. Presim që do të vazhdojnë aranzhimet ekzistuese me KFOR-in për lëvizjet dhe operacionet e forcave në Kosovë. Të gjitha palët brenda dhe jashtë Kosovës duhet t’i mbështesin dhe t’i nxisin qytetarët e komuniteteve pakica të Kosovës për të marrë pjesë në forcat e saj të sigurisë, për dobinë e komuniteteve të tyre dhe të vendit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zotuara për të punuar me FSK-në për promovimin e zhvillimit profesional dhe evolucionit organizativ, i cili do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.

Përveç tjerash, Ambasada ka kërkuar nga Kosova të bëjë përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin e saj, Serbinë, për të zbutur tensionet dhe për të krijuar kushte për përparim të shpejtë në dialog.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj një personi për krime lufte në Suharekë

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një të dyshuari me iniciale V. N për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se veprimet penale janë kryer gjatë periudhës 1998-1999 në qytetin e Suharekës.

“I pandehuri, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke kryer vrasjen e dy viktimave M.A. dhe SH.A.,  si dhe plagosjen e të dëmtuarit SH.S.”, thuhet në njoftim

Për shkak se i pandehuri V.N është i pa arritshëm për organet e drejtësisë, Prokuroria thotë se janë “ plotësuar kushtet ligjore për ngritjen e aktakuzës në mungesë”.

Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Continue Reading

Kosovë

Specialja arreston Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Bashkim Smakajn

Published

on

Gjykata Speciale ka arrestuar ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ish-shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Fadil Fazliun, vëllain e heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu.

Në njoftimin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar bëhet ditur se  operacionet e saj në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë janë autorizuar “nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”.

Ish kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ishte arrestuar edhe më parë, në nëntor të vitit të kaluar nën dyshimin për pengim të drejtësisë. Në maj, ai u lirua me kusht. Aktakuza e ndryshuar ndaj tij u ngrit më 28 qershor.

Bashkim Smakaj e kishte udhëhequr AKI-në nga viti 2009 deri në vitin 2015, kur kishte dhënë dorëheqje pak pasi ishte emëruar për mandatin e tij të dytë.

Vitin e kaluar, Zyra e Prokurorit të Specializuar pati bastisur shtëpinë e Bashkim Smakaj dhe atë të Fadil Fazliut.

Continue Reading

Ferizaj

Vajza 10 vjeçare e plagosur me thikë në gjendje të rëndë shëndetësore

Published

on

Një vajzë 10-vjeçare, e plagosur pas sulmit me thikë në Ferizaj, është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në sallën e operimit në spitalin Emergjent të QKUK-së në Prishtinë.

Në sulmin me thikë pasditen e sotme, janë plagosur katër persona, përfshirë dy të mitura. Për këtë sulm është arrestuar një 59-vjeçar.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë se në klinikë janë sjellë tre persona për t’u trajtuar, ndërsa dy janë në gjendje stabile e një në gjendje më të rëndë, transmeton Koha.net.

Continue Reading

Trending