Connect with us

Ferizaj

FSK e gatshme për përgjegjësi të reja

Published

on

Në mesin e shumë gjeneralëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është e vetmja grua. Gjeneralja Irfete Spahiu, e cila  është komandante e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, një ditë para transformimit të FSK-së në ushtri të vendit, shprehu emocionet e saj për këtë ngjarje historike, pas një pune të gjatë profesionale.

“Dita e nesërme është një ditë e pritshme, për ne është një obligim dhe përgjegjësi shtesë. Po konsideroj se edhe lidershipi dhe vendimmarrësit për këtë vendim që merret është një ditë e madhe për pjesëtarët e FSK-së, por edhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, tani kanë përkrah një institucion që ata ia kanë dhënë besimin, e ne do të mundohemi si bijë dhe bija të Kosovës që këtë besim me çu deri në fund. Po konsideroj që obligimet që janë përpara nesh sot, si FSK ne në sektorin e sigurisë do të jemi ata përgjegjësit në kuadër të kompetencave dhe misionit tonë me punu dhe vepru për t’i shtrirë detyrat dhe përgjegjësitë tona dhe këtë gatishmëri po konsideroj unë si pjesë e saj ndjej për obligim që edhe me njësinë që e komandoj jemi përgjegjës për të filluar këtë proces“, u shpreh gjeneralja Spahiu.

Gjeneralja Irfete Saphiu, vlerëson se vendimi për themelimin e ushtrisë së Kosovës, është bazuar në shumë fakte që ky institucion i sigurisë tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe përgjegjësitë për t’ia vënë emrin e ushtrisë së vërtetë.

Ai vendim që është bazuar në vlerësimin që i është bërë Forcës së Sigurisë së Kosovës, në vlerësimet që kanë bërë në nivele të caktuara për operacionalitetin, për shkathtësitë, për cilësitë që ofron dhe punën që ofron në kuadër të misionit. Ne kemi bërë vlerësime të vazhdueshme prej themelimit, kur i kemi pasur kapacitetet e para, thjesht rrugëtimi jonë nuk ka filluar para një muaji, por çdoherë vjen një moment dhe një datë e caktuar që kulmon me një shpallje ose deklarim, e që ai deklarim është i paraparë për nesër”, tha gjeneralja Spahiu.

Në këtë intervistë për Televizionin Tema, komandantja e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Irfete Spahiu, tregoi edhe për rrugëtimin e saj si femër për të arritur deri në gradën e  gjenerales, derisa vlerëson se profesionalizmi i pjesëtarëve që ka FSK-ja është për t’u lakmuar.

“Fillimisht unë jam rritur me frymën që me konsideru vetën të barabartë, megjithatë nuk ka qenë fushë me lule, kur i shoh proceset në të cilat kam kaluar dhe këtu ku kemi arritë vërtetë edhe pse sfiduese është privilegj mbi të gjitha, ndihem krenare. Tani jemi në ato kohërat kur të vjetërit thonin me i korr frytet, tani po e shoh dhe ndjej që vërtetë është kënaqësi kur me vetëdije ke kaluar në të gjitha këto procese. Vet fakti se ne kemi lindur të ndryshëm, por konsideroj se si institucion Forca e Sigurisë, nëse ekziston termi barazi, këtë ta ofron pikërisht Forca e Sigurisë së Kosovës. Në këtë institucion nëse ke  vullnet, e ndjenë veten përgjegjës, llogaridhënëse, dëshiron me arritë në karrierë, e ke edukimin përkatës nuk ka me të munguar vlerësimi. Unë personalisht tani edhe si lidere mund të them se mundësitë për barazi janë dhe pikërisht ajo e bënë Forcën forcë, kur bëhet kombinimi i dy gjinive dhe pikërisht për këtë unë ndihem krenare që i takoj kësaj force. Me kualitetin e pjesëtarëve që ka FSK-ja, në këtë rast edhe të femrës, unë jam shumë e kënaqur, në këtë komandë që unë udhëheqi këta djem e vajza prezantojnë një vlerë për të ardhmen, vajzat të shkëlqyeshme, gra shumë të mira, nëna shumë të mira që bartin uniformën dhe unë ua shoh dedikimin që kanë për punën këtu dhe familjen”, tha gjeneralja Spahiu.

Gjeneralja Irfete Spahiu karrierën e saj e filloi si ushtarake kur u betua për UÇK-në, ndërsa hera e parë e që ajo gjuajti me armë ishte vajzë e re në të njëzetat. Gjeneralja Spahiu nga Hani i Elezit, ka përfunduar studimet në ekonomi dhe drejtësi në Universitetin e Prishtinës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending