Connect with us

Ferizaj

Fëmijëve me gjendje të rëndë sociale do t’iu festohen ditëlindjet

Published

on

Sektori i Rinisë, që funksionon në kuadër të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, ka ndërmarrë një iniciativë bamirëse dhe solidare.

Udhëheqësja e këtij sektori Dashurie Ahmeti, tha se kanë nisur një aktivitet i cili ka për qëllim festimin e ditëlindjeve të fëmijëve që jetojnë me asistencë sociale. Ajo theksoi se përmes kësaj synojnë që edhe fëmijët me kushte më të rënda ekonomike të përjetojnë ndjenjën e festimit të ditëlindjes me bashkëmoshatarë.

“Kemi me i festu ditëlindjet e fëmijëve të lindur në dhjetor që janë fëmijë të familjeve që janë përfitues të skemës sociale, e kemi diskutu gjatë këtë idenë tonë dhe bashkërisht me vullnetarët e sektorit të rinisë të qendrës rinore sot do ta festojmë ditëlindjen e parë në fshatin Gaçkë dhe po besoj se do të jetë ndjenjë e mirë për fëmijën që e feston ditëlindjen e shtatë. Kemi marrë këtë inciativë pasi ndonjëherë kur ke vështirësi ekonomike nuk je në atë pozitën që mund ta realizosh një ditëlindje për fëmijë”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se kjo inciativë është mbështetur nga kompania “Metal Laçi” dhe disa kompani të tjera.

“Këtë inciativë financiarisht e ka mbështetur kompania “Metal Laçi”, si gjithmonë në çdo fundvit është i gatshëm të bashkëpunoj me neve, edhe ëmbëlsirat që do të blehen do të mbështeten nga ky biznes që e falënderoj për mbështetjen që na e jep, po ashtu ka edhe biznese të tjera që kur folim për këto inciativat e tona bizneset nuk është se hezitojnë, ka tri vite që bashkëpunoj me shumë biznese  në forma të ndryshme, kështu që vetëm ekziston një vullnet nëse don me realizu një inciativë dhe që je transparent me bizneset ata nuk hezitojnë. Këto para që i ka dhënë vet kompania “Metal Laçi” është  kontribut i familjarëve  kështu që edhe vitin e kaluar na ka mbështet me një projekt të “Doën Sindroma”, unë falënderoj këtë kompani, po ashtu është edhe kompania “Kosova e Re” dhe një kompani ndërtuese që nuk mund t’ia them emrin pasi më ka thënë që mos me ia publiku”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se lista e fëmijëve nën moshën 11 vjeçare është marrë nga Qendra për Punë Sociale, ndërsa kjo inciativë do të zgjasë varësisht gjetjes së donatorëve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending