Connect with us

Ferizaj

Aliu u premton përkrahje personave me nevoja të veçanta

Published

on

Përfundimin e fushatës ndërgjegjësuese për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, shoqata “Handikos” në Ferizaj e përmbylli me një takim që pati me kryetarin e komunës së Ferizajt, Agim Aliun. Në këtë aktivitet, drejtues të kësaj shoqate kishin ftuar edhe disa prindër të fëmijëve me nevoja të veçanta, ku bashkërisht i paraqitën vështirësitë dhe sfidat me të cilat aktualisht po ballafaqohet kjo kategori e shoqërisë në Ferizaj. Menaxherja e ”Handikos”-it Xhemile Murseli, tha se nga ky takim me kryetarin Aliu presin që vitin e ardhshëm kushtet dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara të përmirësohen dhe të ketë një përkrahje më të gjerë institucionale. Murseli, shpreson tek strategjia për personat me aftësi të kufizuara, e cila do të dalë në diskutim publik dhe pritet të miratohet së shpejti nga Kuvendi Komunal.

“Mendoj se kjo strategji do të përcaktoj një vizion se si komuna e sheh deri pas 5 viteve fushën e aftësisë së kufizuar, në bazë të këtij dokumenti aftësia e kufizuar do të trajtohet në të gjitha fushat si arsim, shëndetësi, e të tjera. Po ashtu, në nivel lokal ajo do të lehtësoj zbatueshmërinë e ligjeve në fuqi”, u shpreh Murseli.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, duke u shprehur i gatshëm për përkrahjen e kësaj kategorie, tha se Kosovës nuk i mungojnë ligjet e as udhëzimet administrative, por ajo që duhet të praktikohet, sipas kryetarit Aliu,  është zbatueshmëria e tyre dhe veprimet konkrete.

“Nuk po e them rastësisht punën e ndjenjës, më shumë sesa dokumentet ne duhet t’i ndjejmë, kur i ndjejmë ne patjetër që edhe mundësitë kemi me i gjetë. Mirë që e kemi hartuar këtë strategji e cila e ka vizionin e vet, por që e mira të mirës është që ky dokument e ka edhe planin e veprimit. Pra, ajo që ne do angazhohemi është që të ndryshohet jeta e tyre dhe sfidat të jenë sa më të kollajshme dhe më të pakta në kuptimin e mbështetjes se vërtetë, dokumente ka të bollshme në shumë fusha, por nuk është krejt thelbi i problemit aty, është më shumë tek mbështetjet financiare që kanë qenë të munguara, por ne  do të sigurojmë për t’u realizuar plani i veprimit”, tha kryetari Aliu.

Në bazë të strategjisë komunale për personat me aftësi të kufizuara, parashihet që deri në vitin 2023 në Ferizaj 80 për qind e fëmijëve me nevoja të veçanta të përfshihen në sistemin arsimor, gjatë katër viteve të ardhshme komuna do të siguroj shërbime mbështetëse për 40 për qind të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe të kenë qasje në shërbimet profesionale me bazë në komunitet. Po ashtu, deri në vitin 2023 kjo strategji parasheh që 50 për qind e institucioneve arsimore do të pajisen me mjete ndihmëse dhe materiale të nevojshme didaktike për mësimdhënës të fëmijëve të kësaj kategorie, si dhe 70 për qind e mësimdhënësve të komunës së Ferizajt do të trajnohen për mësimdhënie gjithëpërfshirëse.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending