Connect with us

Ferizaj

Prezantohet filmi dokumentar për Lorik Canën

Published

on

Në kuadër të kontributit për artin dhe kinematografinë, mbrëmë në Tiranë u prezentua premiera e filmit dokumentar “Lorik”. Ky dokumentar i rrallë sportiv, i kushtohet futbollistit të njohur shqiptar Lorik Cana, ku  historia e karrierës së tij rrëfehet nga vet Loriku dhe personat e afërt që ndikuan në formimin dhe zhvillimin e tij si person dhe si futbollist. Për ta përcjell nga afër këtë ngjarje ishte edhe kameramani i  Televizioni Tema, Hekuran Ibrahimi. Gjatë ceremonisë së kësaj premiere, u vlerësua se vlerat dhe rezultatet që shënoi Cana përgjatë viteve të tij në sport, i dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm futbollit shqiptar në përgjithësi. Për dokumentarin foli autori Andi Deçka, i cili tha se nuk ka qenë e lehtë të realizohet një projekt i tillë.

“Si film është xhiruar në dhjetë vende, e kemi nisur në Romë ku në atë periudhë ishte shtëpia e Lorik Canës, më pas kemi vazhduar në Stamboll, në Marsej, Lozanë, në Prishtinë, Gjakovë, në Durrës, Shkodër, pra pak a shumë besoj që jemi përpjekur të sjellim të vërtetën dhe atë se çfarë ai përfaqëson. Titulli i filmit është Lorik pasi që nuk përfaqëson thjesht vetëm Lorik Canën si individ, por përfaqëson jetën dhe karrierën e një personi publik si dështimet, uljet, ngritjet dhe arritjet e këtij personi, për këtë arsye emri i filimit është Lorik dhe jo Lorik kapiteni”, tha Deçka.

Filmi dokumentar është i ndërtuar në një rend kronologjik dhe përshkon të gjithë etapat e rëndësishme në jetën dhe karrierën e Lorikut, që nga fëmijëria në Gjakovë, hapat e parë të futbollit e deri në kohën kur ishte kulmi i karrierës së tij. Cana, i lumtur për këtë vepër që do t’i mbetet në pasurinë e jetës së tij, tha se nuk e kishte menduar kurrë që një ditë do të ketë një dokumentar për të.

“Nuk ka qenë absolutisht në planet e mija, është komplet dëshirë dhe nisje e Andit i cili erdhi dhe më tregoi për iniciativën e tij. Isha me dy mendje dhe më pas i thash po do ta bëjmë dhe sot pas dy vitesh kur edhe e pash filimin  e shoh që kam vepruar mirë që e kam pranuar këtë projekt, sepse përveç se ka dalë një material që unë mund ta mbaj për vete,  ka dalë po ashtu një projekt nga një autor i cili ma ka përcjell gjithë karrierën mua. Kështu që besoj që është bërë një punë e jashtëzakonshme dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij filmi”, tha Cana.

Filmi “Lorik” është një prodhim i “DigitAlb”, ndërkaq në kuadër të shumë donatorëve që e mbështetën këtë film dokumentar sportiv, është edhe fabrika e ujit ”Miros” nga Ferizaj. Përfaqësues të këtij biznesi thanë se janë të kënaqur që kanë arritur të japin kontribut në një projekt të tillë.

“Jemi të privilegjuar që jemi pjesë e këtij eventi,  ”Miros”  po kalon kufijtë e Kosovës dhe sot këtu në Tiranë po konsiderojmë se ky film është historik për një vepër historike të idhullit të shumë të rinjve të Kosovës, ku në këtë rast është Lorik Cana. Kompania ”Miros” po i jep edhe një vulë asaj që po mundohet ta bëjë çdo ditë e më tepër duke financuar sa më shumë aktivitete dhe evente sportive”, u shpreh menaxheri i ”Mirosit”, Adnan Ibrahimi.

Në promovimin e filmit dokumentar kushtuar futbollistit Lorik Cana, ishin të pranishëm shumë fytyra publike e politike nga Shqipëria e Kosova.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending