Connect with us

Ferizaj

Shoqëria civile kritikon pushtetin lokal për mungesë të bashkëpunimit

Published

on

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile në bashkëpunim me Organizatën Iniciativa për Progres, kanë prezantuar studimin e “Indeksit Kosovar për Shoqëri Civile 2018″, i cili vlerëson gjendjen e shoqërisë civile në Kosovë, në baza periodike. Sipas këtij studimi, shoqëria civile vazhdon të mbetet një faktor shumë i rëndësishëm në demokratizimin e vendit, duke u renditur ndër akterët më të besueshëm pas Policisë dhe FSK-së.

Dren Puka, drejtor i Programit për Hulumtim dhe Avokim, tha se ”Indeksi Kosovar për Shoqëri Civile 2018” ka identifikuar edhe problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria civile, disa nga të cilat janë zvogëlimi i fondeve të huaja për këto organizata, por edhe mungesa e transparencës në ndarjen e fondeve publike.

“Si të gjetura kryesore të këtij edicioni është se përkundër që ekziston një numër shumë i madh i OJQ-ve të regjistruara në Kosovë, megjithatë numri aktiv i organizatave të shoqërisë civile  sillet diku rreth 1 mijë OJQ. Për më tepër financimi i organizatave të shoqërisë civile vërehet se ka një rënie të financimit, më pak marrin fonde nga donatorët e huaj, në anën tjetër fondet publike për OJQ janë rritur, niveli qëndor dhe komuna japin më shumë fonde për OJQ-të, megjithatë kjo në raport me donacionet e huaja prapë është më e vogël, pasi shumat totale janë dukshëm më të vogla, po ashtu ka rënë numri i organizatave të shoqërisë civile që marrin pjesë në hartim të ligjeve dhe politikave”, tha Puka.

Kurse, përfaqësuesit e shoqërisë civile në Ferizaj, si problem thelbësor përmendën mungesën e bashkëpunimit të pushtetit lokal me OJQ-të e këtushme.

“INPO mundemi me thënë se qëndron mirë si organizatë joqeveritare në aspektin financiar dhe rregullimin e saj, mirëpo ne kosiderojmë se pushteti në nivel lokal duhet me pas bashkëpunim sa më të madh me organizatat joqeveritare dhe mund të them se kohët e fundit është në nivel të ulët bashëkpunimi mes pushtetit aktual të nivelit lokal dhe shoqërisë civile”, tha Arbenita Topalli nga INPO.

“Problemi që ne hasim është më tepër bashkëpunimi mes organeve lokale, pasi mungon një bashkëpunim i tillë dhe nga ky mosbashkëpunim mungojnë edhe projektet të cilat reflektojnë edhe në gjendjen financiare, të cilat po çojnë OJQ-të drejt shuarjes”, Albert Ramadani nga organizata “Veprimi për ligjin dhe demokracinë”.

Në Kosovë janë të regjistruara rreth 10 mijë organizata joqeveritare, prej të cilave, sipas këtij hulumtimi, vetëm 1 mijë janë aktive.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending