Connect with us

Kosovë

Politikanët e korruptuar shkak për mosliberalizimin e vizave, thonë opinionistët

Published

on

Çështja e vizave sikur i dha një zhgënjim përmbyllës këtij viti. Kështu po vlerësojnë aktivistë të shoqërisë civile në Ferizaj, të cilët po thonë se ndërkombëtarët duke dashur t’i dënojnë politikanët e korruptuar, po e dënojnë popullin e Kosovës me mosliberalizim të vizave. Opinionisti Dimal Basha, thotë se ky proces i nisur vite më parë, asnjëherë nuk është marrë seriozisht as nga vendorët e as nga të huajt, ndërkaq qytetarët janë ata që po i vuajnë pasojat.

“Arsyeja pse ne jemi të izoluar është për shkak të politikanëve të pandershëm. Dënimi është kundër politikës e politikanët janë njerëzit që ne vet i kemi votuar. Derisa nuk ndryshon kasta politike që po votohet prej qytetarëve prej vitit në vit atëherë nuk duhet të presim ndryshe, janë të njëjtit njerëz që para 10 vitesh kanë premtuar viza dhe ne vazhdojmë të presim akoma nga ata. Ajshtajni ka thënë se budallakia më e madhe është kur e bënë të njëjtën gjë dhe pret rezultate të ndryshme, prandaj edhe për ne është njëjtë, s’di pse duhet të presim ndryshime duke e votuar të njëjtën klasë politike”, tha Dimal Basha.

Se politikanët e vendit janë fajtorë që Kosova vazhdon të mbetet e izoluar, e thotë edhe opinionisti tjetër ferizajas Shkëlzen Marveci. Ai vlerëson se kjo padrejtësi që po i bëhet Kosovës nga Evropa, po shkakton vuajtje vetëm tek qytetarët e këtij vendi dhe aspak tek klasa politike.

“Një zhgënjim me të vërtetë i madh për shkak që është një padrejtësi që po u bëhet qytetarëve të Kosovës përkundër faktit që vet Komisioni Evropian deklaroi apo aprovoi se çdo gjë ka shkuar në rregull në lidhje me kriteret e liberalizimit të vizave, edhe këtu tash po shihet që ka një presion ndaj politikanëve tanë, mirëpo nëse ka një presion të tillë për arsye të ndryshme mendoj se është e paarsyeshme të bëhet në kurrizin e qytetarëve të Kosovës. Nëse ka presion atë duhet ta adresojnë tek vet klasa politike, sepse nga mosliberalizimi i vizave janë dëmtuar kryekëput qytetarët, janë të rinjtë në rend të parë, janë artistët të cilët nuk mund të veprojnë sikur edhe ata të vendeve të tjera”, u shpreh Marevci.

Sipas këtyre opinionistëve, një tjetër arsye pse vendi vazhdon të ballafaqohet me këto dështime janë vet qytetarët naiv të Kosovës, të cilët asnjëherë nuk e ngritin zërin edhe atëherë kur duhet dhe u takon.

“S’ka qytetari aktive, është një amnezi kolektive që qytetarët merren me tema shumë të mëdha dhe tema koti, ndërsa nuk merren me bërllokun para dere, me probleme që na shqetësojnë çdo ditë. Do të thotë, derisa ne nuk mësohemi për të reaguar çdo ditë, për të kërkuar llogari tek drejtori, kryetari e deri tek ministri, kjo i bjen që kemi deficit të memories dhe të habit fakti se si kjo shoqëri vazhdon të jetë e qetë pas gjithë kësaj katrahure dhe të njëjtën e bënë Evropa derisa ti nuk reagon kundër politikanëve të korruptuar pse Evropa duhet të mërizitet për ty kur ne vet nuk mërzitemi për problemet tona, mendoj se ky është konstatimi që po e vuajmë të gjithë”, tha Basha.

“Është problem mentaliteti, në Kosovë mendoj se është duke mbretëruar një  mentalitet jo në nivel të duhur dhe për këtë janë shumë faktorë që po ndikojnë. Në rend të parë duhet të ngritet vetëdija e qytetarëve, e për t’u ngritur vetëdija duhet të ketë një nivel arsimor tjetër dhe duhet të ketë njerëz që gjykojnë tamam sikur qytetarët e shteteve të tjera. Kjo është temë e gjerë, por gjithsesi që duhet të ngritet niveli qytetarë për të reaguar për këto problematika“, u shpreh Marevci.

Gjatë vizitës që pati së fundmi në Kosovë, komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka dhënë shenja që kosovarët nuk do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen para vitit 2020, duke kërkuar edhe pak durim nga kosovarët për këtë çështje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj një personi për krime lufte në Suharekë

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një të dyshuari me iniciale V. N për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se veprimet penale janë kryer gjatë periudhës 1998-1999 në qytetin e Suharekës.

“I pandehuri, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke kryer vrasjen e dy viktimave M.A. dhe SH.A.,  si dhe plagosjen e të dëmtuarit SH.S.”, thuhet në njoftim

Për shkak se i pandehuri V.N është i pa arritshëm për organet e drejtësisë, Prokuroria thotë se janë “ plotësuar kushtet ligjore për ngritjen e aktakuzës në mungesë”.

Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Continue Reading

Kosovë

Specialja arreston Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Bashkim Smakajn

Published

on

Gjykata Speciale ka arrestuar ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ish-shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Fadil Fazliun, vëllain e heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu.

Në njoftimin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar bëhet ditur se  operacionet e saj në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë janë autorizuar “nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”.

Ish kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ishte arrestuar edhe më parë, në nëntor të vitit të kaluar nën dyshimin për pengim të drejtësisë. Në maj, ai u lirua me kusht. Aktakuza e ndryshuar ndaj tij u ngrit më 28 qershor.

Bashkim Smakaj e kishte udhëhequr AKI-në nga viti 2009 deri në vitin 2015, kur kishte dhënë dorëheqje pak pasi ishte emëruar për mandatin e tij të dytë.

Vitin e kaluar, Zyra e Prokurorit të Specializuar pati bastisur shtëpinë e Bashkim Smakaj dhe atë të Fadil Fazliut.

Continue Reading

Ferizaj

Vajza 10 vjeçare e plagosur me thikë në gjendje të rëndë shëndetësore

Published

on

Një vajzë 10-vjeçare, e plagosur pas sulmit me thikë në Ferizaj, është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në sallën e operimit në spitalin Emergjent të QKUK-së në Prishtinë.

Në sulmin me thikë pasditen e sotme, janë plagosur katër persona, përfshirë dy të mitura. Për këtë sulm është arrestuar një 59-vjeçar.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë se në klinikë janë sjellë tre persona për t’u trajtuar, ndërsa dy janë në gjendje stabile e një në gjendje më të rëndë, transmeton Koha.net.

Continue Reading

Trending