Për të përçuar mesazhin se të gjithë fëmijët janë të barabartë dhe duhet të trajtohen si të tillë, në teatrin e qytetit të Ferizajt në kuadër të fushatës sensibilizuese “Dua të shoh si ti”, është mbajtur një koncert që kryesisht u kushtohet fëmijëve që kanë probleme me të pamurit.
Inciatorja e këti projekti Albulena Nuredini, tha se ky koncert përmban shfaqje teatrale, muzikore dhe poetike, nga të cilat do të jepen mesazhe sensibilizuese.
“Ky koncert ka karakter sensibilizues dhe humanitar, mysafirë janë edhe nga qendra burimore në Pejë, do të jenë me disa pika të veta, përndryshe pjesëmarrësit e tjerë janë nxënës të ndryshëm të shkollave të Ferizaj. Ka balet, muzikë, një shfaqje teatrale dhe jemi munduar t’i përzgjedhim me kujdes në mënyrë që të përçojmë mesazhin që ne kemi dashur, se të gjithë fëmijët janë të barabartë”,tha Nuredini.
Ky koncert me një mesazh të tillë, u mirëprit edhe nga prindërit të cilët kërkuan që aktivitete të tilla të organizohen më shpesh.
“E kam vajzën këtu është pjesëmarrëse në kor, por në të njëjtën kohë të kontribuoj në të dy anë, është inciativë e mirë dhe do të ishte mirë të mbahen koncerte të tilla sa më shumë”, tha Bekim Jakupi.
Përveç koncertit, aty u ekspozuan edhe gjësende të ndryshme për shitje, me qëllim grumbullimin e të hollave të cilat do t’i dhurohen Qendrës Burimore në Pejë, ku vijojë mësimet edhe fëmijë të Ferizajt.
“Janë produkte që janë të lansuara në kuadër të kampanjës, kemi maica, aroma, libra, mjaltë, gota dhe piktura që janë të punuara nga fëmijët e qendrës burimore në Pejë, të gjitha këto do t’i shesim sonte dhe mjetet e grumbulluara do t’i dhurohen qendrës burimore në Pejë ku dhe shkollohen fëmijët atje që ka dhe të Ferizajt”, tha Leona Jahiri.
Ky është koncerti i dytë që organizohet në Ferizaj, me të njëjtin qëllim, vetëdijësimin e shoqërisë së të gjithë fëmijët janë të barabartë.