Connect with us

Ferizaj

Tenderi për rrugën e Tërrnit, peng i ankesave

Published

on

Projekti i asfaltimit të rrugës Babush-Tërrn-Luboc-Koshare-Slivovë të komunës së Ferizajt, ka më shumë se 2 vite që është duke u shtyrë, për shkak të ankesave herë të një operatori e herë të një tjetri. Së fundmi ndaj dhënies së tenderit për operatorin “Renelual Tahiri” nga Prizreni, janë ankuar kompania “Bageri” dhe “Sallahu”. Këto dy kompani, në seancën e Organit Shqyrtues të Prokurimit, paraqitën para panelit shqyrtues pretendimet e tyre ankimore lidhur me këtë tender.

“Ne si kompani na është dhënë njoftimi për eliminim ku Ministria  e Infrastrukturës ka rekomanduar për kontraktor operatorin ekonomik ”Renual Tahri“ nga Prizreni, për tenderuesin e eliminuar thuhet se tenderi nuk ishte me çmimin më të ulët, mirëpo në rastin konkret Ministria e Infrastrukturës ka bërë  shkelje pasi që ka shpallur fitues operatorin  ekonomik nga Prizreni i cili në asnjë formë nuk i plotëson kriteret bazë sipas FDPS”, tha përfaqësuesi i kompanisë ”Sallahu”.

“Operatori ekonomik po e quan të eliminuar vetën nga kjo procedurë, por në realitet është shpallur i pasuksseshëm e jo i eliminuar për shkak se ka përmbajtur ofertë financiarisht më të lartë sesa operatori ekonomik fitues”, tha eksperti shqyrtues i prokurimit.

“Është prezantuar diploma e fakultetit të kryer në Zagreb në gjuhën kroate në vitin 1994 dhe kemi të bëjmë me një gjuhë e cila është shumë e përafërt me gjuhën serbe dhe meqenëse i takoj një gjenerate të ish-Jugosllavisë jeni në dijeni se kjo gjuhë ka qenë një dhe vetëm një gjuhë zyrtare në ish-Jugosllavi dhe është quajtur gjuhë serbo-kroate”, tha përfaqësuesi i kompanisë “Bageri”.

“Unë e kam potencu edhe në ekspertizë atë çka është potencu dhe vërtetu në vendimin e panelit shqyrtues se operatori ekonomik e ka të dorëzuar diplomën e inxhinierit në gjuhën kroate dhe ligji e parasheh shumë qartë që dokumentacioni duhet të jetë në gjuhën shqipe, serbe ose angleze dhe ky nuk e ka në njërën prej gjuhës që kërkohet”, tha eksperti shqyrtues i prokurimit.

Në këtë seancë ku u shqyrtuan ankesat e operatorëve, të pranishëm ishin edhe banorët e fshatit Tërrn, të cilët u shprehën të mllefosur që për shkak të tenderit, rruga e tyre ka mbetur e paasfaltuar tash e sa vite.

“Këta interesat personale i kanë, ndërsa interesat e popullit kush i dëgjon, janë në pyetje 5 mijë banorë, ju duhet me i shiku interesat e popullatës e jo të kompanive”, tha një banor i Tërrnit.

U tha se autoriteti kontraktues në afat prej 10 ditësh do ta informoj me shkrim panelin shqyrtues për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me këtë aktivitet të prokurimit dhe palët tjera në procedurë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending