Connect with us

Ferizaj

Marrëveshja e komunës me ”Caritas Kosova” e paligjshme

Published

on

Marrëveshja e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të komunës së Ferizajt dhe organizatës “Caritas Kosova” për projektin për ngritjen e përkujdesit social, shëndetësor, shtëpiak dhe ambulantor në Ferizaj, është në kundërshtim me Rregulloren e Ministrisë së Financave Mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik të Organizatave Joqeveritare. Kështu thuhet në një dokument të Ministrisë së Financave, të cilin e ka siguruar Lidhja Demokratike e Kosovës në Ferizaj, ku kërkohet që vendimi i marrë nga Kuvendi Komunal të shfuqizohet sepse është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Këtë e bëri të ditur anëtari i Kuvendit të Ferizajt nga radhët e LDK-së Gëzim Kokollari, pak minuta para se të fillonte seanca e Kuvendit.

“Ministritë e linjës në nivel qendror konkretisht Ministria e Financave ka dhënë rekomandimin që të anulohet propozim kontrata për bashkëfinancim dy palësh në mes të komunës së Ferizajt dhe ”Caritas Kosovës”, ashtu siç kemi thënë edhe ne se është në kundërshtim të plotë me rregulloren nr 04 -2017 të nxjerrë nga Ministria e Financave”, tha Kokollari.

Për këtë vendim të Ministrisë, Kokollari propozoi që të diskutohet në Kuvend, mirëpo votat e pamjaftueshme nuk e lejuan një gjë të tillë. Kryesuesja e Kuvendit Kristina Gashi-Bytyqi, tha se kryetari i komunës dhe vet ajo nuk e posedojnë një dokument të tillë.

“Përderisa nuk e kemi marrë dhe nuk e kemi shqyrtu paraprakisht me kryetarin se çka kërkohet në atë vendim që pretendoni se është kthyer, kur e kemi ne zyrtarisht do ta shqyrtojmë dhe patjetër se do ta kemi edhe në seancë nëse kërkohet nga Ministria”, tha Kristina Gashi-Bytyqi.

Asamblisti i pavarur Nehat Mustafa, tha se qysh në fillim është ditur se kjo marrëveshje nuk është e ligjshme.

“Është bërë interesant kjo çështja  e dokumentave, po ka ndërhyrje në ministri për me i nxjerrë më herët, por në të njëjtën kohë po lind dyshimi mos po ka ndërhyrje nga pushteti që me vonu ata sjelljen e dokumentit me kohë, pasi nëse është protokolu atje me 21 nëntor sot  është data 30 dhe realisht është kohë e mjaftueshme kur dokumentat vijnë. Pse ka pasur nevojë me u thirrë një seancë gjatë natës dhe me u votu një vendim për të cilin jo vetëm ne që jemi këtu, por edhe ata që janë nëpër zyre e keni ditur se është i jashtëligjshëm dhe nëse e keni ditë që është e jashtëligjshme pse është dashur me u thirrë gjatë natës, qysh u banën votat, a janë votat rezultat i disa listave që dolën”, tha Nehat Mustafa.

 “Kishim kërku nga partia institucionale që mos me i kontrabandu dokumentet zyrtare, pasi është një formë institucionale se si udhëtojnë dokumentet. Sa i përket qëndrimit që po prezantoni po tregoni fytyrën e vërtetë të LDK-së, sepse ishit ju para një viti që qanit për 200 punëtorë që nuk kanë mundur me prit vitin e ri dhe në kohën që është ndërprerë është ndërprerë për shkak të borxheve që i keni grumbullu nga ana e juaj, atëherë pse paska bë me u vazhdu ndërsa tani nuk po bën me u bë e re”, tha Arian Imeri nga PDK.

Një dokument të ngjashëm nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e posedon edhe Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending