Connect with us

Ferizaj

Përmes marshit fëmijët kërkojnë vëmendjen e prindërve

Published

on

“Luaj me mua jo me telefon”, “Përgjigjju thirrjeve të mija, jo atyre në telefonin tënd”, ishin disa nga mbishkrimet e pankartave që fëmijët i mbanin në duar gjatë marshit të sotëm të organizuar në Ferizaj, përmes së cilit shprehën pakënaqësitë ndaj prindërve të cilët më shumë i kushtojnë vëmendje telefonit sesa fëmijëve.

“Ne po protestojmë sepse disa nga prindërit tanë po merren më shumë me telefona sesa me neve, ne po protestojmë që ata të merren më shumë me neve sesa me celularët e tyre”, tha Arsim Rexhepi.

“Kam dalë me protestu se prindërit tanë po merren shumë me telefona dhe nuk po interesohen edhe aq shumë për neve, ndërsa neve na u duhet ndihma e tyre”, tha Omer Salihu.

“Prindërit nuk po kujdesen shumë për fëmijët, edhe pse prindërit e mi kujdesen për mua, por unë sot kam dalë që të mbështes shokët e mi”, tha Laura Selmani.

Megjithë thirrjet që u kushtoheshin prindërve, aty u pa një numër simbolik i tyre. Adelina Hoxha, tha se i është bashkuar këtij marshi për shkak se i konsideron të arsyeshme kërkesat e fëmijëve.

“Është shumë e dëmshme, në vend se të merresh me telefon është më mirë t’iu përkushtohesh fëmijës ose me bë aktivitet me fëmijë, për këtë arsye edhe kam dalë me fëmijën tim dhe më vjen keq që nuk ka prind të mjaftueshëm për me ngrit zërin kundër kësaj dukurie”, tha Adelina Hoxha, nënë.

Sociologia Mimoza Hoxha, tha se moskomunikimi i prindërve me fëmijë është shumë i dëmshëm.

 “Fëmijët janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, por fatkeqësisht prindërit shumë pak merren me ta, teknologjia sikur ka avancuar në të gjitha kohërat, por në këtë kohë është në atë gradën më të lartë dhe fëmijët kanë zbrazëti, kanë mungesë me fol me ta, kështu  që sot është një moto shumë e qëlluar, pasi mos përkushtimi i prindërve zakonisht shkakton një mungesë, një paaftësi të komunikimit, mandej mungon socializimi, pasi fëmijët së pari socializohen me prindër mandej me të tjerët”, tha Hoxha.

Ndërsa, Vanesa Sadriu nga klubi Rin’On, tregoi për idenë e këtij organizimi, duke shfaqur shpresën që ai do të ketë efekt.

“Të inspiruar nga qyteti Hamburgut i Gjermanisë që e kanë bërë një kampanjë vetëdijësuese të ngjashme kam dashtë me organizu edhe në Ferizaj në kuadër të klubit ”Rin’On” një marsh protestues me moton ”Luaj me mua jo me telefon”, për me ngrit vetëdijen tek prindërit që preferojnë me kalu kohën në telefon sesa me fëmijët e tyre. Duke e parë pjesëmarrjen po besoj që së paku kemi me përçu një mesazh të mirë tek prindërit dhe së paku 1% me ngrit vetëdijen”,tha Sadriu.

I gjithë marshi u përcoll nga Policia e Kosovës, të cilët deklaruan se gjithçka shkoi mirë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending